TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e 32-vjeçarit në Ferizaj – Prokuroria kërkon paraburgim për 24-vjeçen, lirim për babain

Një rast tragjik ndodhi mbrëmë në Ferizaj. Një 32 vjeçar dyshohet se u vra me armë nga një 24 vjeçare, pas një përleshje fizike mes tyre. Ngjarja ndodhi në banesën e babait të së dyshuarës, dhe të pranishëm dyshohet të kenë qenë të dy prindërit e saj.

by Adea Mustafaj
58 minuta ago
0 0
A A

Në katin e nëntë të kësaj ndërtese në qendër të Ferizajt, mbrëmjen e së dielës ndodhi një tragjedi.

F.H 32 vjeçar, dyshohet se u vra nga një 24 vjeçare me inicialet A.R.

Vrasja sipas hetimeve të para, dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike mes dy palëve.

Gjithë ngjarja sipas organeve të rendit ndodhi në banesën e të dyshuarës, ku Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe një gëzhojë.

Sipas informacioneve të deritanishme, në vendngjarje dyshohet të kenë qenë edhe babai dhe nëna e të dyshuarës.

Prandaj, fillimisht në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurorit të rastit, ka përfunduar edhe babai M.H 48 vjeçar.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë ras”, thuhet në njoftimin Prokurorisë themelore në Ferizaj.

Mirëpo pas intervistimit, Prokuroria Themelore kërkoi nga Gjykata që paraburgimi t’i caktohet vetëm 24 vjeçares, të dyshuarës kryesore.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së. Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirje së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar”, ka theksuaj tutje Prokuroria.

Ndërkaq, edhe vet e dyshuara ka pësuar lëndime në këtë rast.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njëoftimin e Policisë rajonale e Ferizajt.

Nga Emergjenca kanë deklaruar për Tëvë1 se e dyshuara është liruar nën përcjelljen e policisë.

E trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra 32-vjeçari? -Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Mbi 6,800 biznese të reja u regjistruan në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit

Afër 120 mijë euro paga për serbët që s’dolën në punë, pagë për policët e suspenduar – çka thotë Raporti i Auditimit për MPB-në?

Afër 120 mijë euro paga për serbët që s’dolën në punë, pagë për policët e suspenduar – çka thotë Raporti i Auditimit për MPB-në?

Ende s’ka certifikim të rezultateve, LVV: Partitë opozitare të reflektojnë e ta votojnë Presidentin

Ende s’ka certifikim të rezultateve, LVV: Partitë opozitare të reflektojnë e ta votojnë Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën