TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përplasjet thellohen në LDK, Abdixhiku ripërsërit refuzimin për dorëheqje

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, ka sjell një nga përçarjet më të mëdha të viteve të fundit, në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhikut i janë kthyer kundër disa nga figurat kryesorë të partisë.

by TËVË 1
2 muaj ago
7 0
A A

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershor ngjallën pakënaqësi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje disa nga figurat kyçe të kësaj parti tash e disa ditë janë duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Mirëpo ky i fundit, bëri të ditur se nuk do të realizohet kjo kërkesë e bashkëpartiakëve të tij.

Kësisoj brenda LDK-së janë krijuar dy grupe, ata të cilët nuk e dëshirojnë më si udhëheqës  Abdixhikun dhe grupi që po qëndron afër kryetari të partisë.

E pjesë e këtij  të fundit është edhe ish kandidati për deputet Niq Krasniqi, i cili është që Abdixhiku të vazhdoj punën e tij në krye të partisë.

“Ka pas një votim në LDK, i cili e ka vërtetuar prap që kush është kryetari në LDK dhe ja kanë dhënë përgjegjësin për organizimin e zgjedhjeve që erdhën pa dëshirën e  jo vetëm LDK-së, por asnjërës parti që ishte në opozitës”, tha anëtari i LDK-së, Niq Krasniqi.

E si kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, Krasniqi thotë se kishte vërejtur se disa degë nuk e kishin mbështetur shumë rrugëtimin e Lumir Abdixhikut në zgjedhjet e fundit.

“Në disa komuna kam has një tjetër disponim, në komuna tjera kam has diskonim tjeter, përgjegjësi për disponimin e votuesit të LDK-së e kanë të gjithë së bashku përfshirë edhe mu që kam qenë kandidat për deputet”, tha ai.

Megjithatë, sipas profesorit universitar, Fatos Rushitit, LDK duhet të ndryshoje lidërshipin e tij.

“Unë mendoj që LDK duhet të i hyjë një gare serioze të brendshme dhe të nxjerrë një lidership të ri, dhe ta vendos Vjosa Osmanin në një lidership të ri të ardhshëm nuk do të thotë që Vjosa Osmani të jetë në një lidership të ardhshëm por të jetë pjesë e një fryme të re e cila do ta sfidojë Vetëvendosjen”, tha profesori universitar, Fatos Rushiti.

Ndërsa në diskutimet me Vetëvendosje sipas Rushitit, LDK duhet të fokusohet të çështja e presidentit.

“LDK duhet të hap dialog serioz për çështjen e presidentit, të hyjë garës së brendshme de të nxjerrë lidership të ri, por unë mendoj që para se të flas për presidentit duhet të nxjerrë një lider të ri dhe ta qes në tavolinë çështjen e presidentit me Vetëvendosjen”, tha ai.

Dorëheqjen e Abdixhikut e  kanë kërkuar publikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe së fundmi deputetët Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, e figura të tjera të rëndësishme të partisë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, nis numërimin në Düsseldorf

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Pas 12 vitesh në krye të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pritet të pensionohet në dhjetor

Fluks i madh i prindërve në librari me fillimin e vitit të ri shkollor

Fluks i madh i prindërve në librari me fillimin e vitit të ri shkollor

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Mblidhet Qeveria, miraton ndryshimin e vendimit për sanksionet ndërkombëtare

Emisioni “Këndi i Debatit” 01.09.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 01.09.2026

Ushtria amerikane nis sulme të reja ndaj Iranit

Ushtria amerikane nis sulme të reja ndaj Iranit

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën