Quni në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se ende nuk ka ndonjë informatë për ndonjë veprim konkret si anëtarë i komisionit për mbikëqyrjen e fushës së sigurisë.
“Me qenë më i sinqertë unë kam menduar që pas krijimit të një çështje të iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, d.mt.h një trup apo grup i cili do të merret ekskluzivisht me këtë çështje, kam pritur një dinamizëm të punës. Tani si anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrjen e Fushës së Sigurisë, ende nuk kam ndonjë informatë për ndonjë veprim konkret. Filluar nga hartimi i një strategjie, ndarja e përgjegjësive, fillimi i lobimit, lobimit bilateral me shtetet veç e veç deri te autoritetet më të larta të NATO-s për realizimin e kësaj aspirate”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, kjo nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e deklarimit publik por një angazhim më intensiv dhe dinamik.
“Kur zhvillohen situata të tilla dhe pas një deklarimi publik, mendoj që nuk duhet me mbet vetëm në këtë nivel, por një angazhim shumë më intensiv dhe dinamik dhe këmbëngulës sado që ai proces sfidohet nga pengesa të ndryshme”, tha Quni. /teve1.info/