TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tregtarët e duan tregun e ri, në lokacionin e të vjetrit 

Ani pse frekuentohet nga shumë njerëz, Tregu i Gjelbër në Prishtinë është në gjendje të mjerueshme. Për tregtarët është planifikuar një hapësirë e re, mirëpo një problem mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, e kishte stagnuar projektin. Më në fund, projektit ia dha dritën e gjelbër Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Ka mbi katër dekada që punon si tregtar.

E pjesën më të madhe të jetës, Shaban Bislimi, e kaloi në këtë tezgë brenda Tregut e Gjelbër në Prishtinë.

Por për gjithë këto vite, Bislimi thotë se kushtet në këtë treg, mbeten të njëjta.

Madje për këtë, tregtarët u ankuan edhe tek kryetari i Prishtinës.

“Si tregtar kam pas shumë takime me kryetarin Rama, premtime kemi shumë ato janë për dislokim të tregut përkohësisht jo për gjithë në këtë pjesën këtu ku ka qenë AKP më herët. Aty na ka premtuar se do të na mbajë 15 muaj për me u rikthyer prapë në tregun që jemi duke funksionuar tani”, thotë Shaban Bislimi – tregtar.

E së fundmi, Komuna e Prishtinës, ka marrë miratimin me kusht, për ndërtimin e tregjeve të gjelbra.

E gjithë kjo, parashihet në hapësirën ku dikur ndodheshin zyrat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Por, tregtaret thonë se edhe tregu i ri, duhet të ndërtohet në lokacionin e të vjetrit.

“Kërkesa jonë kryesore është mos me u largu prej këtij tregu ku jemi, se këtu njihet që është tregu i vjetër edhe njerëzit në Prishtinë e kudo e njohin këtë vend shumë mirë. E nga praktikat se qysh i kemi pa në qytetet e tjera, ku është ndërrua destinacioni i tregut gjithmonë ka pas dështime e edhe ne si tregtarë mendojmë se do të kemi dështim në qoftë se ndërrohet lokacioni”, shprehet Bislimi.

Por, pavarësisht dëshirës së tregtarëve, nga Komuna e Prishtinës, thonë se punimet tashmë kanë filluar.

“Ne veç kemi filluar punimet në bazë të një kontrate që e kemi nënshkruar me një operatorë ekonomik rreth 70/80% e punimeve nëntokësore kanë përfunduar, që përfshin ujërat fekale, ujin e pijes edhe elektrik. Për pjesën tjetër ne kemi pasur ndalim aty nga Inspektorati i  Ministrisë së Kulturës. Mirëpo, pas disa takime, kemi arrit si me thanë një zgjidhje edhe nga ana e tyre jemi pajisur me një draft leje e cila i ka disa kushte për disa ndryshime të vogla në projekt e që po shpresojmë që në afat prej 10 ditësh kemi me u pajis me leje dhe me fillu me të gjitha punimet në atë pjesë”, thotë Liridon Shahini –udhëheqës i sektorit për investime kapitale.

E të vonuar këtë projekt, po e vlerëson opozita në kryeqytet.

“Realisht kur është koha e votave Përparimi më së shumti del e merr vota aty në treg e ju premton atyre që ka me ua rregulluar një treg të mirë të gjelbër, por kurrë nuk e ka bërë deri më tani. Ky premtim është i vonuar është bërë qe pesë vite e nuk ka bërë asgjë. Unë mendoj se tash është dashur me përfunduar e jo me fillua, por ka shkelë rregulla dhe ligje duhet me kuptuar që nuk mundet me ecë tutje pa i respektuar këto ligje dhe rregulla. E tash kur i ka plotësuar këto standarde ju ka dhënë pëlqimi.”, thotë Enver Redenica, asambleist i VV-së.

Ndryshe,  hapësira ku parashihet ndërtimi i tregut të ri, ndodhet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

Për detaje më shumë rreth këtij projekti, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore.

Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Auto Draft

Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

Auto Draft

UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën