TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre

by teve1
3 orë ago
1
A A
Çitaku: PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për gazin amerikan në Kosovë nuk duhet parë si një çështje thjesht teknike apo energjetike, por si një çështje e sigurisë kombëtare dhe strategjike.

Sipas saj, Kosova duhet të jetë pjesë aktive e projekteve strategjike të Perëndimit, duke mos mbetur “spektatore” e tyre.

Ajo theksoi se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm gjeopolitik që nga pavarësia, ku vendimet energjetike kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe të ardhmen ekonomike.

“Debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik. Nuk është debat për një tubacion apo për një central energjetik. Ky është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës. Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë. Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku është shprehur se në kushtet aktuale globale, siguria energjetike është e barabartë me sigurinë shtetërore , duke argumentuar se konfliktet moderne lidhen edhe me energjinë, zinxhirët e furnizimit dhe kontrollin e burimeve strategjike.

“Në botën e sotme, e cila po ndryshon vazhdimisht, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore. Luftërat moderne nuk zhvillohen vetëm me tanke dhe armë. Ato zhvillohen me energji, me zinxhirë furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aftësinë e një shteti për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga krizat. Prandaj, kur flasim për gazin amerikan, ne nuk flasim vetëm për energji. Ne flasim për siguri. Për ekonomi. Për diplomaci. Për partneritet strategjik. Për të ardhmen e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për vite me radhë ka kundërshtuar projekte që, sipas saj, do të rrisnin pavarësinë energjetike të Kosovës.

Ajo ka shtuar se pasojat e kësaj politike po reflektohen në rritjen e çmimeve të energjisë dhe varësinë nga importet.

“Fatkeqësisht, për vite me radhë, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike. Fillimisht si opozitë, e më pas si qeveri. E shpeshherë edhe përmes formave të dhunshme. Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike. Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme”, ka theksuar Çitaku.

Në deklaratën e saj, Çitaku ka theksuar gjithashtu se vendet e rajonit po avancojnë me projekte të reja energjetike dhe diversifikim të furnizimit, ndërsa Kosova, sipas saj, po mbetet prapa.

“Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre.
Vetëm Kosova ka mbetur jashtë. Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht”, ka deklaruar ajo.

Në fund, ajo është shprehur se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reflektohet përmes projekteve konkrete dhe vendimeve strategjike, duke përfunduar se “koha e izolimit duhet të marrë fund”.

Ndryshe, reagimi i Çitakut ka ardhur pas deklaratave të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për projektin e gazit amerikan, e cila tha se çdo vendim për këtë çështje duhet të merret pas analizave të detajuara dhe konsultimeve me ekspertët./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Kush avancon nga Grupi D

Kush avancon nga Grupi D

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Maroku synon ta fitojë Botërorin

Maroku synon ta fitojë Botërorin

Ochoa i Meksikës bashkohet me të mëdhenjtë

Ochoa i Meksikës bashkohet me të mëdhenjtë

Përballje Ronaldo – Messi në çerekfinale?

Përballje Ronaldo – Messi në çerekfinale?

Myslimanët shiitë shënojnë ditën e shenjtë të Ashuras

Myslimanët shiitë shënojnë ditën e shenjtë të Ashuras

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën