TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gratë nga komunitetet, më të goditura nga pabarazia në punësim

by teve1
2 orë ago
0
A A
Gratë nga komunitetet, më të goditura nga pabarazia në punësim

Vetëm 24.5 për qind e grave janë aktive në tregun e punës, ndërsa 75.5 për qind mbeten ekonomikisht joaktive.

E në mesin e këtyre të fundit, dominojnë gratë nga komunitetet pakicë.

Kështu u bë e ditur nga një analizë që u prezantua të mërkurën në tryezën e diskutimit me temën “Analiza e platformës SUPERPUNA dhe ndikimi i saj tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave.

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian pabarazitë janë edhe më të theksuara, duke ngritur dilemën nëse SUPERPUNA po krijon mundësi reale për integrim ekonomik apo vetëm punësim të përkohshëm.

“Sot gjithnjë e më shumë po kuptojmë se krijimi i një vendi pune nuk është i barabartë me fuqizimin ekonomik sepse kemi një hendek të madh gjinor në tregun e punës. E kur janë në pyetje komunitetet, kjo pabarazi është edhe më e theksuar. Për për to fuqizimi ekonomik kërkon më shumë politika të përgjithshme, kërkon politika të të drejtuara, të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekst politikat aktive të tregut të punës të vendosura nga qeveria e Kosovës vitet e fundit janë instrumente kyçe. Platforma Superpuna është një iniciativë e rëndësishme në këtë drejtim, duke synuar të lidh të rinjtë me tregun e punës përmes subvencionimit të pagës. Megjithatë, një pyetje thelbësore mbetet: a mjafton kjo? Apo krijojmë një mundësi reale për fuqizimin ekonomik, apo vetëm vende të përkohshme pune dhe çfarë rezultati po sjellin?”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, drejtoresha e zyrës së Caritasit Zviceran në Kosovë, Astrid Ëein, theksoi se punësimi nuk lidhet vetëm me të ardhurat.

Sipas saj, megjithëse platforma ka krijuar mundësi të reja për të rinjtë, mbetet e rëndësishme të analizohet se kush po përfiton nga këto masa dhe kush vazhdon të mbetet jashtë tyre.

“Në të njëjtën kohë, diskutimet e sotme na ftojnë të shohim më thellë se kush po përfiton, kush mund të jetë ende i lënë pas dhe çfarë nevojitet më shumë për të siguruar që masat e punësimit të kontribuojnë vërtet në integrimin ekonomik afatgjatë dhe gjithëpërfshirës, si dhe në fuqizimin e grave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për gratë dhe vajzat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilat shpesh përballen me disa barriera në të njëjtën kohë, që lidhen me qasjen në arsim, zhvillimin e aftësive, informacionin, punësimin formal, mbrojtjen sociale dhe nganjëherë edhe diskriminimin. Për shumë gra, veçanërisht ato nga komunitetet e margjinalizuara, një mundësi pune mund të jetë një hap i rëndësishëm, por jo gjithmonë e mjaftueshme më vete.

Ajo tha se Caritasi zviceran po punon për të mbështetur një zhvillim ekonomik më gjithëpërfshirës, për shembull në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, ku shumë gra japin një kontribut të rëndësishëm, por shpesh mbeten të padukshme.

Gjetjet e analizës u prezantuan nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Hulumtuesja Etleva Zeneli tha se sfidat e grave në tregun e punës fillojnë shumë përpara momentit të punësimit.

Duke prezantuar gjetjet e analizës, Etleva tha se sfidat e grave në tregun e punës fillojnë shumë përpara gjetjes së një vendi pune dhe se ato janë edhe më të theksuara për gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Etleva Zeneli, hulumtuese, Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

“Vetëm 24.5 për qind e grave janë aktive në tregun e punës, ndërsa 75.5 për qind mbeten ekonomikisht joaktive…. Kjo tregon se sfida kryesore për një pjesë të madhe të grave nuk është thjesht gjetja e një pune, por tejkalimi i barrierave që i pengojnë të arrijnë deri te mundësitë e punësimit…. Ky përjashtim prek në mënyrë edhe më të theksuar gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane, të cilat përballen me varfëri, qasje të kufizuar në arsim e aftësim profesional dhe ekspozim ndaj punësimit joformal pa mbrojtje ligjore apo sociale…”, tha ajo.

Sipas të dhënave të prezantuara në tryezë, në vitin 2024 nga programi kanë përfituar 6,741 persona, ndërsa në vitin 2025 numri është rritur në 7,526 përfitues.

Gjithashtu, mbi 25 mijë persona kanë qenë pjesë e programit, ku shumica e përfituesve në marrëdhënie aktive pune janë burra.

Tryeza përfundoi me thirrjen që politikat e punësimit të mos maten vetëm me numrin e vendeve të krijuara të punës, por me ndikimin që ato kanë në uljen e pabarazive dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi vdekjen e punëtorit në Prizren

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

SHBA-të së shpejti do të gjenden në një “kurs përplasjeje” me Izraelin, paralajmëron ministri izraelit

SHBA-të së shpejti do të gjenden në një “kurs përplasjeje” me Izraelin, paralajmëron ministri izraelit

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për personin që shkaktoi vdekjen e punëtorit në Prizren

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Meta lanson një gamë më të lirë syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale

Meta lanson një gamë më të lirë syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale

Kongresi miraton për herë të parë një rezolutë që kufizon kompetencat e Trumpit për luftë me Iranin

Kongresi miraton për herë të parë një rezolutë që kufizon kompetencat e Trumpit për luftë me Iranin

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën