TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

by teve1
3 orë ago
1
A A
Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Në mbledhjen e 25-të, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dy propozim-vendime të paraqitura nga Ministria e Drejtësisë për ndalimin e përkohshëm të ekzekutimit të akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Vendimi i parë ka të bëjë me pezullimin e zbatimit të Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare (ex officio).

Sipas ministres së Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, disa dispozita të kësaj rregulloreje mund të krijojnë pengesa praktike në funksionimin efektiv të mekanizmit të caktimit të mbrojtësve, veçanërisht në fazat fillestare të procedurës penale.

“Ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për mbrojtje, si dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe efektiv të mekanizmit të mbrojtjes juridike, e veçanërisht mbrojtjen absolute të të drejtave themelore të njeriut për palët e së drejtës”, ka thënë ajo duke nënvizuar domosdoshmërinë që zbatimi i Rregullores për Pranimin dhe Trajtimin e Thirrjeve Telefonike në Sistemin e Caktimit të Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare të pezullohet përkohësisht, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Po ashtu, Qeveria miratoi edhe propozim-vendimin për ndalimin e ekzekutimit të aktit që përcakton lartësinë e shpenzimeve për regjistrim në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Sipas Gërvallës, ky akt nuk është në përputhje me Ligjin për Avokatinë, i cili përcakton se tarifa e regjistrimit nuk mund të jetë më e lartë se tri paga minimale.

Aktualisht, tarifa e regjistrimit në Odën e Avokatëve arrin në 1,275 euro, ndërsa nga muaji korrik ishte paraparë të rritej në 1,500 euro.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e garantimit të zbatimit te ligjeve ne fushën e drejtësisë, dhe nevojën për funksionim të pandërprerë të sistemit të caktimit të mbrojtësve sipas detyrës zyrtare (ex officio), dhe bazuar në kompetencën e Qeverisë për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të drejtën për të ndaluar ekzekutimin e tyre deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente, vlerësojmë të domosdoshme që zbatimi i lartësisë së shpenzimeve për regjistrim të pezullohet përkohësisht, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, ka përmbyllur Gërvalla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Meta lanson një gamë më të lirë syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale

Meta lanson një gamë më të lirë syzesh inteligjente me inteligjencë artificiale

Kongresi miraton për herë të parë një rezolutë që kufizon kompetencat e Trumpit për luftë me Iranin

Kongresi miraton për herë të parë një rezolutë që kufizon kompetencat e Trumpit për luftë me Iranin

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

Shefi i EULEX-it: Veriu mbetet i brishtë, dialogu i qeverisë ka parandaluar incidente

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Haxhiu pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën