TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia duhet të kalojë në proces të zgjedhjeve të brendshme dhe reflektimit të thellë pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Ajo tha se përgjegjësia politike nuk duhet të jetë selektive dhe se, pas rezultateve të dobëta zgjedhore, është e domosdoshme të ketë llogaridhënie dhe ndryshime brenda subjektit.

“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme.

E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë.

Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim.

Më pas, LDK-ja mbajti Kuvendin e partisë, ku kryetari e vendosi mandatin e tij në votim. Aty, rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së tij. Ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme.

Por kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend.

Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë.

Qëndrimi im nuk ka ndryshuar.

LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve.

LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!”, ka deklaruar Bajrami./teve1.info/

 

Tags: Hykmete BajramiLDKzgjedhje te brendshme
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën