Një grua është raportuar e zhdukur në Komunën e Rahovecit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, ankuesi ka raportuar më 22 qershor se viktima kishte dalë nga shtëpia më 19 qershor, rreth orës 11:30, dhe që nga ajo kohë nuk dihet se ku ndodhet.
“Ankuesi mashkull kosovar me 22.06.2026 ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/







