Është rrugë malore.
Kësisoj, edhe qarkullimi është i vështirë.
Por kjo nuk qe problem për Policinë e Kosovës, që në afërsi të kufirit me Serbisë, të zhvilloj një aksion të rëndësishëm.
Në disa fshatra të Zubin Potokut, u gjetën armatime të shumta.
E në tri raste, Policia e Kosovës tregoi se çka konfiskoi në këto objekte.
“Rasti I: 1 pushkë M48; 5 karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm; 151 fishekë të kalibrit 7.62 mm; Pjesë të uniformës së kamufluar; Bateri ndriçuese”, thuhet nga Policia.
Derisa aksion për konfiskim armësh pati edhe në një fshat tjetër të Zubin Potokut.
“Me datën 21.06.2026, rreth orës 19:00, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë, Zubin Potok, pasi ishte pranuar informacion se në atë lokacion mund të gjendeshin armë dhe mjete të tjera ilegale. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: 1 pushkë M48 me bajonetë; 11 fishekë të së njëjtës armë; 33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm; Dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë; Rreth 200 gramë barut”, bëhet e ditur nga PK.
Derisa puna intensive për hetimin e këtyre rasteve po vazhdon, asnjë i arrestuar nuk është raportuar deri më tani.
Ndryshe, që nga sulmi terrorist në Banjskë, shtatorin e vitit 2023, në veri Policia e Kosovës ka gjetur një sasin të madhe armatimi.
Disa prej tyre, ishin vlerësuar se mund të jenë pjesë e organizimit të këtij sulmi.






