Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.
Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.
Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, në këtë takim është ri-konfirmuar mbështetja për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian./teve1.info/





