Ministria e Mbrojtjes dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar r memorandum bashkëpunimi.
Sipas ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë memorandum do të krijohen mundësi për studime e analiza dhe projekte kërkimore, trajnime profesionale.
Ai ka thënë se bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është thelbësor për krijimin e kapacitete vendore në fushën e prodhimit të armëve.
“Tani që kemi vendosur themelet industrisë së mbrojtjes, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është thelbësor për krijimin e kapaciteteve vendore në fushën e prodhimit të armatimit, municioneve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes. Studentët, inxhinierët dhe ekspertët e ardhshëm do të kenë rol kyç në zhvillimin e teknologjive, inovacionit dhe kapaciteteve prodhuese që i nevojiten Republikës së Kosovës për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së saj .Universiteti dhe mbrojtja, së bashku në shërbim të Republikës”, ka shkruar Maqedonci.







