TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Investimi tek rinia: Koordinimi i Qeverisë dhe BE-së për të ardhmen e Kosovës

by teve1
3 orë ago
0
A A
Investimi tek rinia: Koordinimi i Qeverisë dhe BE-së për të ardhmen e Kosovës

Në mjediset e Qeverisë së Kosovës u mbajt takimi i nivelit të lartë me temë “Rinia në fokus: takimi i nivelit të lartë për koordinimin e donatorëve në Kosovë”.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, si dhe udhëheqësi i ekipit për Shoqëri civile, media, rini dhe kulturë në Zyrën e BE-së në Kosovë, Olivier Boudart, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit të donatorëve.

Gjatë mbledhjes u vë qartë theksi te roli që luajnë programet ndërkombëtare dhe projektet qeveritare për t’u dhënë hapësirë të rinjve në jetën publike dhe në vendimmarrje.

Në fjalën e tij të parë, ministri në detyrë i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, vuri në dukje ndikimin e madh që kanë pasur investimet dhe partneritetet e deritanishme në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve.

Ai theksoi se fakti që Kosova ka popullsinë më të re në Evropë përbën një përgjegjësi të jashtëzakonshme strategjike.

“Përmes investimeve, programeve dhe partneriteteve tuaja, mijëra të rinj kanë pasur mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, të përfshihen në jetën publike, të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit të tyre. Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Për ne, kjo nuk është vetëm një karakteristikë demografike, por është një avantazh strategjik dhe është një përgjegjësi e madhe. Rinia përfaqëson potencialin më të madh zhvillimor të vendit tonë dhe investimi në të rinjtë është investim në të tashmen dhe në të ardhmen e Kosovës.”

Në vijim të diskutimit, ministri Gashani u ndal te hapat konkretë institucionalë që po ndërmerr ministria e sportit dhe rinisë.

Ai zbuloi planin për krijimin e një hapësire të veçantë në uebfaqen e re zyrtare, ku do të publikohet dhe përditësohet matrica e fondeve, duke rritur transparencën dhe duke parandaluar koordinimin e gabuar apo mbivendosjen e projekteve.

“Ministria e Sportit dhe Rinisë, si ministri e re që është ende në proces të konsolidimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të saj institucionale, po planifikon që gjatë zhvillimit të uebfaqes së re zyrtare të krijojë një hapësirë të veçantë për publikimin dhe përditësimin e kësaj matrice. Qëllimi ynë është që kjo platformë të shërbejë si burim i përbashkët i informacioneve për të gjitha palët relevante. Përmes saj do të mund të kemi transparencë më të madhe mbi fondet, programet dhe iniciativa që mbështesin të rinjtë, duke shmangur mbivendosjet dhe duke identifikuar më lehtë fushat ku nevojiten fonde shtesë.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Olivier Boudart, solli një pasqyrim real të situatës financiare në rajon. Ai potencoi se përballë rënies së fondeve të donatorëve në mbarë Ballkanin Perëndimor, forcimi i koordinimit ndërmjet partnerëve është jetik për të siguruar mbrojtjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për rininë.

“Investimi tek të rinjtë është një nga investimet më të mençura që mund të bëjë çdo shoqëri. Fondet e donatorëve po shënojnë rënie në mbarë Ballkanin Perëndimor, andaj forcimi i koordinimit dhe sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme për të rinjtë është më i rëndësishëm se kurrë.”

Në mbyllje të mesazhit të tij, Boudart riafirmoi pozicionin e Bashkimit Evropian si partneri më i fuqishëm financiar dhe strategjik i Kosovës. Ai vuri në dukje se qëllimi kryesor i këtij takimi është dëgjimi i vetë të rinjve, në mënyrë që kërkesat dhe zëri i tyre të përkthehen në strategji operative e të prekshme nga qeveria dhe donatorët.

“Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, BE-ja i mbështet të gjitha këto fusha përmes programeve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të fuqizuar mbështetjen ndaj të rinjve. Për ta përmbyllur, qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është që së pari dhe mbi të gjitha të dëgjojmë të rinjtë, me qëllim që t’i harmonizojmë më mirë përpjekjet tona si komunitet donatorësh dhe si qeveri për të shtrirë bashkëpunimin në këtë fushë. Duke vepruar kështu, ne mund të sigurohemi që zëri i të rinjve në Kosovë të dëgjohet dhe të përkthehet në veprime domethënëse.”

Ky takim i nivelit të lartë rikonfirmoi se ardhmëria e rinisë kosovare kërkon një front të përbashkët mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Përmes digjitalizimit dhe koordinimit më të mirë të fondeve, Kosova synon ta kthejë avantazhin e saj demografik në një fuqi reale ekonomike, ndërsa BE-ja mbetet e përkushtuar që zëri i të rinjve të mos mbetet vetëm në letër, por të shndërrohet në projekte konkrete për arsim dhe punësim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Emisioni “Ditari” 22.06.2026

Emisioni “Ditari” 22.06.2026

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën