TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet aplikimi për Programin e Pagesave Direkte në bujqësi

by teve1
2 orë ago
3
A A
Hapet aplikimi për Programin e Pagesave Direkte në bujqësi

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar të hënën se është hapur zyrtarisht aplikimi për Programin e Pagesave Direkte 2026, i cili konsiderohet programi kryesor për mbështetjen e prodhimit bujqësor në Kosovë.

Sipas tij, programi i këtij viti paraqet një hap të rëndësishëm në reformimin e politikave mbështetëse në bujqësi dhe harmonizimin gradual të tyre me sic ka thënë, parimet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian.

Në një njoftim në Facebook, Muja ka shkruar se “programi është ndërtuar për të mbështetur fermerin aktiv, për të forcuar prodhimin vendor, për të rritur cilësinë e prodhimit dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e fermave familjare dhe të gjeneratës së re të fermerëve”.

Sipas këtij postimi, fermerët do të mund të përfitojnë nga katër shtylla kryesore të mbështetjes: pagesa zazë për të ardhura për sipërfaqet e pranueshme bujqësore, paagesat rishpërndarëse për fermat e vogla dhe të mesme si dhe fermerët e rinj, pagesat e lidhura me prodhimin dhe cilësinë për sektorët prioritarë të bujqësisë dhe eko-skemat për prodhimin organik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.

Muja theksoi se programi i këtij viti vendos fokus të veçantë te prodhimi, rendimenti dhe cilësia, duke orientuar një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes drejt fermerëve që prodhojnë, investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e tregut vendor.

“Synimi ynë është të rrisim konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor, të forcojmë sigurinë ushqimore dhe të krijojmë më shumë mundësi zhvillimi për zonat rurale”, ka shkruar ai.

Muja ka bërë të ditur se periudha e aplikimit do të zgjasë nga 22 qershori deri më 21 korrik 2026, deri në orën 16, ndërsa aplikimet do të pranohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë me kohë dhe të sigurohen që të dhënat e deklaruara për sipërfaqet, kulturat bujqësore, kafshët, kosheret dhe prodhimin të jenë në përputhje me gjendjen reale në fermë.

Ai po ashtu ka rikujtuar se kafshët duhet të jenë të identifikuara dhe të regjistruara sipas kërkesave ligjore, ndërsa për sektorët ku kërkohen dëshmi të prodhimit dhe shitjes, dokumentacioni duhet të ruhet dhe dorëzohet brenda afateve të përcaktuara.

Sipas Mujës, Programi i Pagesave Direkte 2026 do të zbatohet me standarde të larta të transparencës, kontrollit dhe llogaridhënies, përmes verifikimeve administrative, kontrolleve në terren dhe monitorimit të parcelave bujqësore.

Ministri u ka bërë thirrje fermerëve që për informata shtesë, t’u drejtohen Drejtorive Komunale për Bujqësi, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Gola merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë: Ndihmës mjekësor dhe studente 17-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë: Ndihmës mjekësor dhe studente 17-vjeçare mes viktimave

Bashkëshorti plagos me thikë gruan në Pogradec, ndalohet nga policia

Bashkëshorti plagos me thikë gruan në Pogradec, ndalohet nga policia

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën