TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Mund të shkaktojë alergji të rrezikshme ndaj mishit

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Mund të shkaktojë alergji të rrezikshme ndaj mishit

Reaksioni nuk shfaqet menjëherë, prandaj shumë pacientë nuk e lidhin atë me atë që kanë ngrënë disa orë më parë

Rriqrat njihen për transmetimin e infeksioneve që mund të shkaktojnë sëmundje serioze, përfshirë sëmundjen Lyme dhe encefalitin nga rriqrat. Megjithatë, ato lidhen edhe me një gjendje më pak të njohur: sindromën alfa-gal, një alergji ndaj mishit që mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe që mund të zhvillohet disa javë ose muaj pas pickimit nga rriqra.

Çfarë e shkakton sindromën alfa-gal, alergjinë e rrezikshme ndaj mishit?

Sindroma alfa-gal për herë të parë është lidhur me një lloj të caktuar rriqre rreth 15 vjet më parë. Ajo po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh, ndërsa rritet vetëdijesimi dhe gjithnjë e më shumë njerëz raportojnë simptoma alergjike pas konsumimit të mishit, e në disa raste edhe të produkteve të qumështit.

Duhet theksuar se kjo alergji nuk ndikon në konsumimin e frutave të detit, mishit të shpezëve, si pula dhe gjeldeti, apo vezëve.

Ndryshe nga sëmundjet e tjera që transmetohen nga rriqrat, sindroma alfa-gal nuk shkaktohet nga bakteret ose viruset. Ajo shfaqet kur sistemi imunitar i njeriut nis një përgjigje alergjike ndaj një lloj sheqeri të njohur si alfa-gal, shkurtim për galaktozë-alfa. Ky sheqer gjendet në mishin e shumicës së gjitarëve, si lopët, derrat dhe delet, si dhe në pështymën e disa llojeve të rriqrave, por jo te njerëzit apo primatët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Kur bëhet i rrezikshëm për njeriun sheqeri alfa-gal?

Kur konsumohet përmes ushqimit, zakonisht është i padëmshëm. Megjithatë, kur rriqrat që e bartin atë pickojnë përmes lëkurës, mund ta fusin drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut. Kjo nxit zhvillimin e antitrupave te njeriu, pra proteinave të sistemit imunitar që luftojnë “pushtuesit e huaj” dhe mësojnë të identifikojnë e të sulmojnë molekulat e sheqerit alfa-gal.

Pas kësaj, kur personi konsumon mish gjitarësh, antitrupat alfa-gal mund të shkaktojnë reaksion alergjik.

“Sipas të gjitha gjasave, lëkura është një mënyrë shumë e fuqishme për të nxitur reaksion alergjik. Nëse kjo do të ndodhte përmes gojës, pra nëse alfa-gal do ta merrnim vetëm duke ngrënë biftek ose mish të pjekur, nuk do të bëheshim alergjikë”, thekson dr. Scott Commins, studiues i sindromës alfa-gal në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Çfarë simptomash shkakton sindroma alfa-gal?

Simptomat e sindromës alfa-gal shpesh nuk shfaqen menjëherë. Reaksioni mund të zhvillohet deri në gjashtë orë pas konsumimit të mishit të kuq, ndërsa vetë gjendja mund të krijohet gradualisht, gjatë disa javëve ose muajve. Te disa persona, simptomat me kalimin e kohës bëhen më të theksuara.

“Një person mund të hajë mish në mbrëmje dhe më pas, gjatë natës, të zgjohet me simptoma të forta. Pikërisht për këtë arsye, si për pacientët ashtu edhe për mjekët, është e vështirë të lidhet reaksioni alergjik me ushqimin e konsumuar disa orë më parë”, thekson Marianne van Hage, profesoreshë e imunologjisë klinike në Institutin Karolinska në Suedi.

Simptomat e mundshme të sindromës alfa-gal janë:

• skuqje ose puçrra në lëkurë
• kruarje intensive
• shqetësime të tretjes, si fryrje dhe parehati në stomak
• reaksione të rënda alergjike.

Në rastet më të rënda mund të shfaqen anafilaksia, ënjtja, vështirësia në frymëmarrje dhe shoku alergjik.

Si diagnostikohet alergjia e rrezikshme që lidhet me pickimin e rriqrës?

Sindroma alfa-gal diagnostikohet përmes analizës së gjakut për praninë e antitrupave IgE. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultati laboratorik, i vetëm, nuk mjafton për vendosjen e diagnozës.

“Analiza e gjakut është shumë e dobishme, por nuk mund të jetë kriteri i vetëm për diagnozë. Nevojiten edhe simptoma reale, sepse në alergologji shpesh hasim rezultate fals pozitive”, kujton dr. Commins nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Ai shton se te një pjesë e të prekurve alergjia me kalimin e kohës mund të dobësohet ose të zhduket. Sipas përvojës së dr. Commins, kjo ndodh te rreth 15 deri në 20 për qind e pacientëve. Megjithatë, duhet shmangur pickimi i ri nga rriqrat, në mënyrë që të ulet rreziku i rikthimit të sëmundjes. /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Drita triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Drita triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Përleshje mes protestueseve dhe policisë para Kryeministrisë

Përleshje mes protestueseve dhe policisë para Kryeministrisë

Aktivitete në Kosovë, Shqipëri e Serbi-kërkohet paraburgim për të arrestuarit, të cilëve iu gjetën mbi 50 kilogramë marihuanë

Aktivitete në Kosovë, Shqipëri e Serbi-kërkohet paraburgim për të arrestuarit, të cilëve iu gjetën mbi 50 kilogramë marihuanë

Shiroka-Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë, presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Shiroka-Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë, presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Abdixhiku: Kontributi i Idriz Rrecaj është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe përpjekjes për liri

Abdixhiku: Kontributi i Idriz Rrecaj është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe përpjekjes për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën