TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alergjitë që shfaqen në stinën e verës

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Alergjitë që shfaqen në stinën e verës

Gjatë stinës së verës shfaqen alergji të ndryshme, të cilat janë tipike të stinës.

Këto lidhen me ekspozimin ndaj diellit për shkak të temperaturave të larta, poleni për shkak të luleve dhe pickimet nga insektet të cilat kthehen në një problem të madh.

Ekspozimi ndaj diellit –

Në stinën e verës alergjitë e lëkurës kanë tendencë të rriten si shkak i temperaturave të larta dhe ekspozimit në diell.

Këtu përmendim ekzemën dhe shfaqjen e urtikareve.

Jo vetëm personat alergjik duhet ti shmangen rrezeve të diellit, por të gjithë, pasi është një abuzim i panevojshëm për lëkurën.

Dermatologët këshillojnë evitimin në orët e pikut në diell (11:00-16:00) dhe mbrojtjen e lëkurës me kremra mbrojtës, të përshtatshëm për lëkurën tuaj.

Ekspozimi i shpeshtë ndaj rrezeve të diellit e rrudh dhe e ashpërson lëkurën, humb elasticitetin dhe ekziston mundësia e shfaqjes së lezioneve malinje.

Poleni –

Zakonisht shfaqet nga lulet, por gjithashtu shfaqet edhe nga drithërat (gruri, misri), nga përbërës të ndryshëm të barit dhe nga luledielli.

Kjo lloj alergjie shkakton lot, kruajtje të syve, rrjedhje dhe kruajtje të hundës, teshtitje të shpeshta dhe sulme të astmës.

Mjekët këshillojnë të mbani dritaret mbyllur dhe të shmangni aktivitetet në natyrë gjatë periudhës maksimale të pjalmimit: gjatë orëve të fundit të mëngjesit dhe gjatë orëve të para të pasdites.

Ekzistojnë ilaçe të shumta të cilat i lehtësojnë këto simptoma, si dhe trajtime imunologjike të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj këtyre faktorëve.

Insektet – pickimet e mushkonjave dhe grerëzave mund të jenë shumë të rënda dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë reaksione anafilaktike: shfaqen urtikarie, ënjtje në fyt, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, dhimbje barku, të vjella, konvulsione.

Mushkonjat shpesh shkaktojnë reaksione të bezdisshme si ënjtje dhe kruajtje tek personat me lëkurë të ndjeshme si dhe tek fëmijët.

Mjekët këshillojnë të mos përdorni parfume dhe kremra me aromë lulesh, mos përdorni veshje me ngjyra të forta, gjatë gatimit apo gjatë periudhës së ngrënies merrni masa sepse tërhiqen nga erërat.

Gjatë verës është një kënaqësi për të notuar në pishinë apo në det. Por personat me urtikarie të ftohtë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë zhytjes së tyre në ujë të ftohtë, pasi mund të shfaqen flluska si dhe ënjtje në buzë dhe në gjuhë.

Mjafton të merrni parasysh disa këshilla dhe personat të cilët janë alergjikë, mund ta kalojnë verën pa probleme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Vuçiq përkujton Srebrenicën pa përmendur gjenocidin

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën