Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të enjten në një xhami në fshatin Isniq të Deçanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë vjedhur arkën me para nga xhamia e fshatit.
Shuma e parave të vjedhura nuk dihet, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person-a të dyshuar të panjohur nga xhamia e fshatit kanë vjedhur arkën me para. Shuma e parave nuk dihet, kurse rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







