TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh – Policia sekuestron 50 mijë euro, armë dhe pajisje elektronike

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një skemë të falsifikimit të dokumenteve, pas një operacioni të zhvilluar në tri rajone të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar të mërkurën nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një hetimi disa mujor dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit, me qëllim sigurimin e provave lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh dhe vepra të tjera penale.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar mes vete për të falsifikuar dokumente të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 50 mijë euro para të gatshme, një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë, si dhe dokumente të ndryshme, autorizime dhe kontrata që pritet të përdoren si prova në procedurën hetimore.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat policore dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Policia bëri të ditur se ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Tags: gjykata themlore ferizajPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Sulmohet me gurë treni i linjës Prishtinë-Pejë, thyhet një xham

Anulohet qarkullimi i trenave me numër 760 dhe 4201 pas aksidentit me fatalitet

Kusari-Lila: Kosova, me malet dhe bukuritë e saj natyrore, ka hyrë në itineraret e vizitorëve evropianë

Kusari-Lila: Kosova, me malet dhe bukuritë e saj natyrore, ka hyrë në itineraret e vizitorëve evropianë

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Bisedimet e reja me Iranin nisin sot, thotë Trump

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperatura deri në 36 gradë

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën