TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“I kam humbë 10 kilogramë” – Pas 1500 kilometrave vrapim, Miridon Mulolli mbërrin nga Gjermania në Kosovë

1500 kilometra dhe 15 ditë vrapim. Ky është rrugëtimi që ka bërë nga Gjermania për në Kosovë, boksieri Miridon Mulolli. Ai mbërriti sot në Kosovë, dhe tregoi se humbi plot 10 kilogramë.

by Jona Kelmendi
2 orë ago
1 0
A A

Çdo hap po e afron më shumë drejt destinacionit final.

Pas 15 ditësh në rrugë, dhe mijëra kilometra të përshkuar në disa shtete, Miridon Mulolli hyri në Kosovë duke vazhduar vrapin drejt pikës së fundit të udhëtimit të tij.

E fundi i këtij rrugëtimi prej 1 mijë e 500 kilometrash u shënua në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u prit nga familjarë, miq e qytetarë.

“Normal, në qoftë se këtë natën s’kam fjetë, se s’kisha mund me arritë qëllimin. I kam vetëm dy orë gjumë edhe gjithë kohën,  kam ecë natën rrugës. Rrugëtimi më ka shkuar mirë. Më kanë përcjellë gjithë mirë. Gjithë shtetet kam kaluar mirë, përveç se në Beograd e kemi pas pak një pengesë të vogël, nuk ja vlen as me cek se gjithë ka njerëz që mundohen me të ndalu me bo prapavija. Pjesën e ushqimit edhe të fjetjes falënderoj ekipin shumë. Janë përkujdesur gjatë gjithë kohës për çdo gjë, çdo pauzë kur kam ndaluar. Janë përkujdesur, vetëm sot s’kam bërë pauzë, kam marrë një pauzë të shkurtër”, ka thënë Mulolli.

Përtej anës sportive, Mulolli tregon se ky rrugëtim kishte edhe një qëllim tjetër.

“K a qenë si promovim që me mund sa më shumë sponsorë, se edhe atje jam pritur prej mediave kur jam nisur prej Mynihu. Ka qenë edhe kjo si një promovim për me arrit sa më shumë sponsorë edhe se ne nuk na ndihmojnë atje shumë. Unë jam duke jetuar që 10 vjet në Gjermani edhe s’kam arritur me bërë diçka të madhe. Tash, kismet prej Zotit, e kam bërë. E kemi edhe oferta prej shumë sponsorëve se na kanë kontaktuar për ndeshjen e ardhshme, se ata duan me organizuar vetë”, u shpreh tutje Mulolli.

Miridoni gjatë këtij rrugëtimi humbi mbi 10 kilogramë.

Megjithatë, thotë se nuk mendoi asnjëherë që ta ndërpres sfidën.

“Se kam besuar se kam me mund me mbërri këtë fund. Jam shumë krenar se jam tash para juve këtu edhe para familjes edhe po mund, me i thënë këto fjalë.Jam lodhur tepër. Kam humb besoj se më shumë se 10 kilogramë i kam humb gjatë gjithë rrugëtimit.Edhe tash, duhet me bërë një pauzë të shkurtër edhe kemi me vazhduar pra”, theksoj Mulolli.

E emocionet ishin të mëdha edhe për të afërmit e tij.

“Spo di as me ju tregu qaq e kom ndi veten mirë, faleminderit prej Zotit që ja ka jep këtë mundësi e me i kapercy është një sfidë shumë e madhe”, u shpreh Babi i Mirdonit.

“Unë gjatë githë kohes e kam përcjell, ka pasë sfida gjatë rrugës nuk është e lehtë të kalosh nga Suhli i Gjermanisë dhe sot ka mbrri pas 15 ditësh në Kosovë”, ka thënë Abazi.

Ky marshim i boksierit Mulolli vjen si një parapërgatitje e madhe për meçin e tij të radhës për titullin e Gjermanisë, që pritet të zhvillohet më 29 gusht 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Kulla: Shqipëria duhet të miratojë urgjent ligjin për referendumet

Kulla: Shqipëria duhet të miratojë urgjent ligjin për referendumet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën