Këtë të diel, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Bazuar në këto të dhëna, vende-vende vranësirat pritet të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.
Era parashihet do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.







