Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit, Policia e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik për vendin.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Kosovës ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për historinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Policia e Kosovës ua uron të gjithë qytetarëve këtë ditë të shënuar, e cila përbën një datë historike për mbarë popullin e Kosovës. Sot shënohet një ditë e veçantë e historisë së lavdishme të Kosovës, e cila u krijua me shumë mund e sakrifica sublime të popullit të Kosovës dhe kontributin e botës së përparuar. Policia e Kosovës punon çdo ditë për të garantuar lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në urim./teve1.info/







