Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shënuar 27-vjetorin e 12 qershorit 1999, duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të Italisë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në një postim në Facebook, ambasada italiane ka kujtuar se 27 vjet më vonë, kontingjenti italian mbetet më i madhi ndër forcat kombëtare brenda misionit të KFOR-it, duke vazhduar angazhimin për ruajtjen e sigurisë në vend.
“12 qershor 1999 – 27 vite paqe, 27 vite angazhim për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit. Njëzet e shtatë vite më vonë, kontingjenti italian mbetet më i madhi në KFOR”, thuhet në mesazhin e ambasadës./teve1.info/







