TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje, ku theksoi se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor mbetet kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Ai deklaroi se Shqipëria po punon për forcimin e ndërlidhjes rajonale përmes projekteve strategjike si Korridori VIII, Porto Romano dhe korridori Adriatiko-Jonian, duke nënvizuar se bashkëpunimi duhet të sjellë rezultate konkrete për qytetarët.

Presidenti Begaj ritheksoi përkushtimin e vendit ndaj reformave dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me synimin për ta përmbyllur këtë proces brenda kësaj dekade.

“Në Samitin e SEECP-së në Sofje patëm një diskutim të frytshëm dhe dakordësi për forcim të stabilitetit, të sigurisë dhe integrimit evropian përmes bashkëpunimit më të fortë rajonal, pavarësisht diversitetit mes nesh. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj rruge. Ne po avancojmë agjendën tonë të reformave dhe po ecim përpara në procesin e anëtarësimit në BE, me objektivin për ta përmbyllur këtë proces brenda kësaj dekade. Ajo që çon përpara një vend, kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithëve. Faleminderit Presidencës së Sofjes për organizimin, mikpritjen dhe punën e shkëlqyer në këtë 30-vjetor të kësaj nisme! Suksese Presidencës së Bukureshtit të SEECP-së!”, shkruan Begaj.

Në Sofje, Begaj zhvilloi edhe një takim me Presidentin bullgar Rumen Radev, ku u konfirmua mbështetja e Bullgarisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh

Turqia dhe Pakistani dërgojnë trupa në Arabinë Saudite, ndërsa luftimet në Jemen përshkallëzohen

Turqia dhe Pakistani dërgojnë trupa në Arabinë Saudite, ndërsa luftimet në Jemen përshkallëzohen

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Rama pret përfaqësinë e Kongresit të SHBA-së

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

Dita e 128-të e protestës në Tiranë

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

IPK monitoron reagimin policor gjatë protestës, nis hetim preliminar për përdorimin e forcës

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh

Ish-shefi i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh

​Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

​Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

Basketboll, finalja e Superkupës për femra në Pejë

Basketboll, finalja e Superkupës për femra në Pejë

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

​Kurti nuk tregon nëse do të ketë sot takim me Hamzën

Policia: Dy nga tre protestuesit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, 20 policë janë lënduar

Policia: Dy nga tre protestuesit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, 20 policë janë lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën