TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat për Zvërnecin, Rama: Greqia vazhdon “të shitet te të huajt”

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me polemikat mbi idenë e ndërtimit të një projekti turistik në Zvërnec, duke përdorur një ton ironik dhe kritik ndaj debatit brenda vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një artikull nga një media greke që raporton për investime të mëdha nga marka ndërkombëtare hotelierie në Mykonos, si Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery.

“Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se mbështetja e investimeve të huaja është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

“Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?! Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar”, thekson Rama.

Artikulli i publikuar nga media greke nënvizon se Mykonos mbetet një destinacion premium në Mesdhe, pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe sfidave të turizmit.

Investitorë të mëdhenj po hapin hotele të reja me pesë yje dhe po zgjerohen linjat ajrore ndërkombëtare, duke përfshirë lidhje nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai. Një resort i ri, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapet në maj të vitit 2027.

Postimi i plotë:

Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq kur konkurenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën