TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ademi: Fadi Vokrri, pjesë e identitetit të një kombi

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Ademi: Fadi Vokrri, pjesë e identitetit të një kombi

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, figurës që la gjurmë të pashlyeshme si në fushën e blertë, ashtu edhe në historinë institucionale të sportit në Kosovë.

Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018 në moshën 57-vjeçare, konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova dhe një nga personalitetet më të rëndësishme në rrugëtimin e futbollit kosovar drejt njohjes ndërkombëtare.

Ish-sulmuesi i njohur i Prishtinës, Partizanit dhe Fenerbahçes ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës në periudhën kur Kosova arriti anëtarësimin historik në UEFA dhe FIFA në vitin 2016. Për shumëkënd, ai mbetet simbol i futbollit kosovar dhe njeriu që e shndërroi në realitet ëndrrën e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një mesazh përkujtimor, duke e cilësuar Vokrrin si një figurë që është bërë pjesë e identitetit të Kosovës.

“Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9. Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi. E një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri”, ka shkruar Ademi.

Ai ka theksuar se Vokrri ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova në vitet e 80-ta dhe se numri 9, të cilin e mbajti me krenari gjatë karrierës së tij, është lidhur përgjithmonë me emrin dhe trashëgiminë e tij.

Sipas Ademit, Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe ikonë e futbollit, por edhe njeriu që besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme. “Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë”, ka theksuar Ademi.

Kreu i FFK-së ka shtuar se Vokrri mbetet frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës. “Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për President, humbje për Kosovën

Kulla tregon dhuratën e veçantë që mori nga Trump

Kulla tregon dhuratën e veçantë që mori nga Trump

107 ditë revoltë në Tiranë, qytetarët vijojnë protestën kundër Qeverisë Rama

107 ditë revoltë në Tiranë, qytetarët vijojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan akuzon Rusinë dhe Vuçiqin për manipulim të zgjedhjeve në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën