Një aksion i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancave që dyshohet se janë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, operacioni është zhvilluar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve në kryeqytet.
Gjatë veprimeve policore është intervistuar një person, ndërsa procedurat janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me llojin apo sasinë e substancave të sekuestruara, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.







