TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akuzat për Listën Serbe – Ish-zëvendësministri serb dorëzon “dosje voluminoze” në prokurori

Një dosje voluminoze e ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviç. Të gjitha keqpërdorimet e pretenduara, ndërlidhen me projektet e parealizuara nga Lista Serbe në veri, e për të cilat u dhanë para të majme nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
0 0
A A

Me një dosje në duar, shkoi në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomirovic, dorëzoi një kallëzim penal.

Subjekt i këtij kallëzimi janë keqpërdorimet që ai pretendon se janë kryer në komunën e Leposaviqit.

Radomirovic pretendon se zyrtarë komunalë bashkë me operatorë të ndryshëm ekonomik, emrat e të cilëve janë të potencuar në dosje kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorim të fondeve publike, keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik e falsifikim të dokumenteve zyrtare.

“Jemi shumë të sigurt se ish-udhëheqësia e Leposaviçit do të përgjigjet penalisht për këtë, dhe që paratë që kanë vjedhur do t’u kthehet qytetarëve të Kosovës. Ka të bëjë me projektet që janë financuar njëkohësisht nga buxheti i Serbisë dhe buxheti i Kosovës. Dua të theksoj se kjo është vetëm njëra nga paditë, e do të vijojnë edhe disa. Por ajo që ka shumë rëndësi dhe që presim ndihmë, ky nuk mund të jetë problem vetëm i joni, i disa serbëve që jemi përcaktuar për këtë hap. Kjo është një ftesë edhe për institucionet të përfshihen në këtë pjesë të punës që përgjegjësit nga Komuna e Leposaviçit të përballen me drejtësisë”, tha Radomiroviç.

Sipas Radomiroviç, dëmet që janë shkaktuar kapin vlerë milonëshe.

“Sot do të ngre padi penale për rreth 1 milionë euro të cilat janë keqpërdorur në Komunën e Leposaviçit. Kjo ka të bëjë me vjedhje disa miliona euro dhe keqpërdorim të mjeteve vetëm në komunat që janë në veriun e Kosovës”.

Në kohën sa ishte zëvendësministër për komunitete dhe kthim, Radomiroviç publikoi dhjetëra kontrata në vlera të mëdha, për të cilat ai pretendon se pati keqpërdorime.

Madje sipas tij, shumë prej projekteve për të cilat u paguan mijëra euro nga buxheti i shtetit, nuk u realizuan fare.

Që të gjitha kontratat janë të kohës kur me komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka udhëhequr Lista Serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Arrestohet serbi që u premtonte përfitime qytetarëve, në këmbim të votës për Listën Serbe

Arrestohet serbi që u premtonte përfitime qytetarëve, në këmbim të votës për Listën Serbe

Dobërdolani nderon luftën për liri, inaugurohet Kulla e Lirisë

Dobërdolani nderon luftën për liri, inaugurohet Kulla e Lirisë

Kushtetuesja mbyll rastin e Kryeprokurorit, i hapet rruga për dekretim Blerim Isufajt

I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën