Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është shoqëruar në Polici, ka konfirmuar për Tëvë1 zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani po ashtu ka bërë të ditur se në polici është shoqëruar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Sipas tij, shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për dyshime për vandalizëm.







