TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SPAK-u sekuestron një vilë në Dhërmi të ish-zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

by teve1
4 muaj ago
0
A A
SPAK-u sekuestron një vilë në Dhërmi të ish-zv.kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjeruar hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të mëtejshme hetimore, SPAK-u dyshon se Balluku mund të ketë kryer edhe veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi një vilë të ndodhur në resortin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e cila sipas hetimeve rezulton të jetë në pronësi indirekte të Ballukut.

Pasuria e sekuestruar është një vilë individuale dykatëshe me sipërfaqe 103 metra katrorë, verandë prej 34 metrash katrorë dhe parcelë të rrethuar prej të paktën 300 metrash katrorë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se vila është përfituar si shpërblim i paligjshëm në këmbim të favorizimit të një operatori ekonomik gjatë një procedure prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime të dyshuara si fiktive për fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Procedura e prokurimit nën hetim lidhet me rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, me një fond limit prej mbi 88 milionë lekësh, si dhe me një shtesë kontrate me vlerë mbi 14 milionë lekë pa TVSH.

Sipas organit të akuzës, gjatë kohës kur ushtronte detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol, Balluku dyshohet se ka favorizuar shoqërinë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e tenderimit.

Në këmbim, sipas hetimeve paraprake, ajo dyshohet se ka përfituar një vilë me vlerë rreth 145 mijë euro në resortin turistik në Dhërmi.

SPAK pretendon se për të fshehur pronësinë e pasurisë janë përdorur kontrata dhe veprime juridike të dyshuara si fiktive, ku përfshihen edhe persona të tjerë.

Prokuroria bën të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 129-të në Tiranë

Protesta e 129-të në Tiranë

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Shiroka-Pula pranon propozimin për presidente

Shiroka-Pula pranon propozimin për presidente

Deputetët nisin të hyjnë në sallë, pritet votimi për Specialen dhe presidenten

Deputetët nisin të hyjnë në sallë, pritet votimi për Specialen dhe presidenten

Hamza: Justina Shiroka-Pula është e pranueshme për ne, po shkojmë në sallën e Kuvendit

Hamza: Justina Shiroka-Pula është e pranueshme për ne, po shkojmë në sallën e Kuvendit

“Info Nata”- 06.10.2026

“Info Nata”- 06.10.2026

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Policia: Një protestuesi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë protestës në Prishtinë

Protesta e 129-të në Tiranë

Protesta e 129-të në Tiranë

Deda pasi Kurti propozoi Shirkoa –Pulën për presidente: PDK s’ka arsye ta refuzojë

Deda pasi Kurti propozoi Shirkoa –Pulën për presidente: PDK s’ka arsye ta refuzojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën