TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia i cilëson “rrezik për sigurinë”

by teve1
2 orë ago
0
A A
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia i cilëson “rrezik për sigurinë”

Autoritetet në Mal të Zi ua kanë ndaluar hyrjen në vend 87 qytetarëve serbë duke i kthyer mbrapsht të mërkurën në aeroportin e Tivatit pasi vlerësuan se ata paraqisnin “rrezik sigurie”.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë së Malit të Zi thanë se shërbimet “identifikuan personat me interes sigurie në kohën e duhur”, në prag të samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE) në Tivat.

Ata kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit nga Beogradi me një fluturim çarter, por u thyen mbrapsht pas kontrolleve të sigurisë.

Autoritetet malazeze thanë se do të iniciojnë gjithashtu “vendime për të ndaluar hyrjen dhe qëndrimin e këtyre personave në të ardhmen”.

Para samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tivat më 5 qershor, Mali i Zi po zbaton kontrolle të shtuara dhe mediat malazeze raportuan se një grup burrash “me të dhëna kriminale” mbërritën me aeroplan nga Beogradi për të “ofruar siguri në mënyrë joformale” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, autoritetet malazeze të sigurisë nuk i konfirmon këto raportime mediatike, megjithëse shtuan se ata “kanë mbledhur të dhëna operative dhe të inteligjencës që tregojnë pa mëdyshje se prania e këtyre individëve në territorin e Malit të Zi do të përbënte rrezik për sigurinë e brendshme dhe kombëtare”.

Policia malazeze siguroi gjithashtu fotografi të gjërave të sekuestruara, duke përfshirë një pajisje komunikimi në distancë të gjatë dhe një stacion radioje detar, si dhe një banderolë me mbishkrimin “Serbia fiton”, e cila është përdorur nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit në tubimet e saj në muajt e fundit.

Policia malazeze i përshkruan individët e dëbuar si individë “që morën pjesë në tubime të shumta publike me rrezik të lartë sigurie dhe se disa prej tyre ishin të regjistruar për kryerjen e veprave penale dhe kundërvajtjeve me elementë dhune”.

Njoftimi për shtyp përfshinte edhe fotografitë e tyre, pa përmendur emrat e tyre.

Policia malazeze njoftoi gjithashtu se kishte sekuestruar dy autobusë me targa serbe, “të cilët dyshohet se ishin të destinuar për transportin dhe zhvendosjen e njerëzve nga Beogradi”.

Autoritetet malazeze njoftuan gjithashtu se do të “kundërshtojnë me forcë, vendosmëri dhe pa kompromis çdo formë të aktivitetit të keq”.

Ata gjithashtu theksojnë se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre për të ekspozuar “aktivitetet e grupeve kriminale dhe personave të lidhur me to që veprojnë në territorin e Malit të Zi, duke përfshirë lidhjet e tyre me elementë të huaj, qëllimi përfundimtar i të cilëve është të minojnë stabilitetin e shtetit dhe të ngadalësojnë proceset e integrimit evropian”.

Policia serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me dëbimin e qytetarëve serbë dhe raportimeve se këta individë ishin ngarkuar me detyrën për të “siguruar në mënyrë joformale” qëndrimin e Vuçiqit në Tivat, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Zyra e Vuçiqit i tha REL-it që të kontaktojë “institucionet kompetente të Malit të Zi”, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ishin të vërteta raportimet se një grup njerëzish “me të dhëna kriminale” supozohej se “siguronin në mënyrë joformale” presidentin.

Ndërkohë, linja ajrore kombëtare Air Serbia nuk u përgjigj në pyetjet nëse avioni në fjalë është i kompanisë së saj, dhe se kush e kishte marrë me qira avionin.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizja Evropa Sot, Toni Janoviq, vlerësoi reagimin e autoriteteve në Mal të Zi.

Ai shkroi në rrjetin social X se “një grup njerëzish me dosje të gjera vendosën të vinin në Tivat, pikërisht në kohën e tubimit më të madh ndërkombëtar në Mal të Zi, kur janë në fuqi masat më të larta të sigurisë”.

“Një zgjedhje shumë interesante termash”, shkroi Janoviq, duke shtuar se kjo ngjarje tregon se kërcënimet hibride dhe kërcënimet e tjera të sigurisë janë një realitet i botës moderne, por edhe se Mali i Zi ka institucione që e marrin seriozisht punën e tyre.

Reagimi i opozitës në Beograd

Derisa autoritetet në Beograd nuk kanë bërë asnjë njoftim, disa parti opozitare nga Serbia kanë reaguar, duke kërkuar përgjigje nga presidenti i Serbisë.

Zëvendëspresidenti i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Borko Stefanoviq vlerësoi se kontrolli dhe ndalimi i 87 personave që mbërritën në Tivat me një fluturim nga Beogradi është “një skandal dhe një turp për Serbinë”.

Stefanoviqi shtoi në një deklaratë me shkrim se presidenti i Serbisë, për të cilin ai pretendon se organizoi fluturimin, duhet t’u shpjegojë qytetarëve se kush e pagoi udhëtimin dhe se, “kush i ftoi njerëzit me precedentë kriminalë të shkonin si roje avangarde në Mal të Zi” dhe nëse ata ishin të armatosur.

“Duket se Aleksandar Vuçiq nuk e kupton se nuk mund të sillet jashtë vendit siç sillet në vendin e tij, ku nën qeverinë e SNS-së nuk dihet më se kush është polic dhe kush është kriminel”, tha Stefanoviq.

Presidenti i Partisë Demokratike, Sërxhan Milivojeviq, ka kërkuar dorëheqjen e Vuçiqit, sepse ai “dërgoi një aeroplan plot me kriminelë për ta ruajtur” në Mal të Zi dhe “dëmtoi reputacionin e shtetit”.

“Veprimet e autoriteteve malazeze në këtë rast tregojnë pse Mali i Zi është në pragun e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia, e kapur nga mafia e Vuçiqit, është bërë objekt poshtërimi dhe talljeje në Evropë”, thuhet në deklaratën e partisë.

Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor do të mbledhë së bashku udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve të rajonit në Tivat.

Pjesëmarrja u konfirmua edhe nga presidenti i Serbisë, i cili bojkotoi samitin e fundit të mbajtur në Bruksel në dhjetor 2025.

Mbledhja e këtij viti në Mal të Zi ka një rëndësi të veçantë, pasi është i vetmi vend në rajon që aktualisht ka një mundësi të mirëfilltë anëtarësimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec

Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Nga jahti i Rothschild te takimet me Ramën: Kushner rrëfen si lindi projekti miliardësh në Sazan

Nga jahti i Rothschild te takimet me Ramën: Kushner rrëfen si lindi projekti miliardësh në Sazan

Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit e korrupsionit

Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit e korrupsionit

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjithë Kosovën

Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjithë Kosovën

Begaj pas rizgjedhjes së Albaneses kryeministër i Australisë: Krenar për udhëheqësin me rrënjë arbëreshe

Begaj pas tragjedisë në Shëngjin: Ngushëllime familjeve, institucionet të garantojnë sigurinë në plazhe

Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec

Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën