TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Pretendimet për puç me Edi Ramën ishin pjesë e një fushate linçuese ndaj meje

by Tëvë1
2 orë ago
3
A A
Osmani: Pretendimet për puç me Edi Ramën ishin pjesë e një fushate linçuese ndaj meje

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj pretendimeve se ajo bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë qenë të përfshirë në një plan për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Osmani tha se akuzat ndaj saj kanë qenë pjesë e një fushate të organizuar politike dhe jo reagim spontan ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk ishte moment hidhërimi kundër meje. Ishte një plan i menduar mirë, një plan të cilin ata e kishin përgatitur shumë më herët kundër meje. Edhe sikur të ishte dekreti, edhe sikur të mos ishte, ata e kishin plan që ta zbatonin. Sikur të mos ishte dekreti, do të shpallnin diçka tjetër, por linçimin që e bënë nga 6 marsi e tutje do ta realizonin në një datë tjetër”, ka deklaruar Osmani.

E pyetur pse mendon se bëhej fjalë për një plan të organizuar kundër saj, ajo tha se synimi kishte qenë eliminimi i saj politik.

“Ishte një plan i pastër i eliminimit politik. Kur nuk mund të gjejnë asnjë të vërtetë përmes së cilës mund të më sulmojnë, kur nuk mund të gjejnë asnjë gabim apo dëm që ia kam bërë vendit, atëherë plani i tyre bazohet në shpifje dhe inteligjencë artificiale”, u shpreh ajo.

Osmani mohoi pretendimet për takime sekrete me Ramën dhe tha se takimi për të cilin është folur ka qenë një aktivitet zyrtar me pjesëmarrje rajonale.

“Në shtator, në atë takim as nuk ka qenë kryeministri Rama dhe as nuk ka pasur lidhje me atë që është pretenduar. Ftesa është dërguar nga sekretari i tregtisë Scot Besent dhe përfaqësuesit specialë të Grenellit. Në takim ka qenë edhe z. Begaj, aty ka pasur përfaqësues të shumtë nga rajoni”, tha Osmani.

Ajo ironizoi pretendimet për “puç”, duke përmendur pjesëmarrjen e shteteve të tjera në atë takim.

“Absurd më të madh s’ka se të thuhet se në një takim me 10 persona paskan bërë puç edhe Bosnja e Hercegovina, Kroacia apo Mali i Zi. Ka qenë një takim ku secili shtet është dashur t’i prezantojë potencialet e veta ekonomike”, përfundoi Osmani.

Tags: Edi RamaTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

Qalaj: Vendimet e Qeverisë në prag zgjedhjesh janë manipulim me buxhetin

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

​Kongresisti amerikan Self takohet me Abdixhikun dhe Osmanin, u diskutua për bashkëpunimin me administratën Trump

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën