Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare dhe situata në rajon.
Presidenti Begaj bëri të ditur përmes platformës X se gjatë takimit është diskutuar edhe për Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Diskutimi ynë u përqendrua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkroi presidenti Begaj./teve1.info/











