TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

by Bujar Mehmeti
2 orë ago
1
A A
Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj e humbi finalen e Kupës së Kosovës të enjten mbrëma nga Dukagjini me rezultat 2:1.

Dy kartonë të kuq u dhanë nga gjyqtari Genc Nuza, ndërsa pati edhe shumë momente diskutabile e protesta.

Ekipi i Ferizajt u largua nga fusha dhe qëndroi në zhveshtore për afro 10 minuta në fundin e ndeshjes. Sipas Ferizajt, është dashur të akordohej penallti në të mirë të kësaj skuadre në minutat e fundit. Ferizaj kërkoi penallti edhe në pjesën e parë, por gjyqtari Genc Nuza nuk sinjalizoi pas rishikimit të situatës në VAR.

Ferizaj të premten ka reaguar në faqen zyrtare. Ka thënë se është përgatitur shumë dhe ka pasur përkrahje të madhe nga tifozët. Por, sipas Ferizajt, Kupa e Kosovës nuk u fitua për shkak të vendimeve të gjyqtarit Genc Nuza.

“Dy penalti të pastra, sipas bindjes sonë, nuk u akorduan në favor të FC Ferizajt. Rasti i parë ndodhi në pjesën e parë, kur portieri kundërshtar ndërhyri ndaj kapitenit tonë Betim Haxhimusa. Rasti u kontrollua edhe nga VAR, por kjo nuk e bindi referin të ndryshojë vendimin. Madje, sipas asaj që iu komunikua kryetrajnerit tonë Arsim Abazi, u tha se: ‘VAR po më thotë që është penallti, mirëpo për mua nuk është penallti, por faull në portierin’.

Rasti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes, kur kundërshtari e ndali topin me dorë dhe, sipas bindjes sonë, ia pamundësoi lojtarit tonë realizimin e golit. Edhe në këtë rast pati ndërhyrje nga VAR dhe referi kryesor u ftua për rishikim të situatës, mirëpo vendimi mbeti i pandryshuar pa u bërë rishikim nga ana e tij. As ky moment nuk u konsiderua për penallti. Ky vendim solli reagimin e skuadrës sonë në mënyrën që të gjithë e panë, sepse ishte e pamundur të pajtoheshim me atë që po ndodhte në fushë”, ka shkruar Ferizaj në postimin e gjatë.

Ferizaj nuk është pajtuar edhe me katër minutat shtesë që u dhanë. Sipas Ferizajt, është dashur të ketë më shumë minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve të shumta për kontrollime nga VAR-i dhe tetë zëvendësimeve të lojtarëve.

“Për një finale të këtij niveli, këto vendime lënë shumë pikëpyetje”, shkroi Ferizaj që për shkak të këtyre rasteve, “nuk gjeti motiv për t’i pranuar medaljet e argjendta”.

Ferizaj ka bërë akuza të shumta dhe ka shtuar se është dëmtuar shumë në kampionat.

“Gjatë gjithë kampionatit kemi ngritur zërin për referimin në shumë raste, por fatkeqësisht nuk kemi marrë përgjigjet dhe reflektimin që kemi pritur”, ka shkruar Ferizaj.

Ferizaj në edicionin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Ish-kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, pensionohet nga futbolli aktiv

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Arbeloa edhe zyrtarisht largohet nga Real Madridi

Mbajti Grasshopperin në ligë, Abrashi gjakoset: “Ishte goditja më e mirë në karrierë”

Mbajti Grasshopperin në ligë, Abrashi gjakoset: “Ishte goditja më e mirë në karrierë”

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Parlamenti i Cyrihut merr vendimin për dhënien e disa kamionëve të mbeturinave për Prishtinën

Katër qytetarë gjobiten me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën