TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

by teve1
2 orë ago
0
A A
Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili përdori termin “frizerkë” në adresim të ish-presidentes, Vjosa Osmani, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si përçmuese dhe të papranueshme.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se çdo profesion i ndershëm meriton respekt dhe vlerësim, duke shtuar se njeh shumë frizerë dhe frizere që punësojnë dhjetëra qytetarë, mbajnë familje dhe kontribuojnë përmes taksave në shtet.

Ajo ka theksuar se problemi nuk qëndron te profesioni në fjalë, por te mënyra se si ai përdoret për të nënçmuar një grua në diskursin politik.

“Çdo punë e bërë me nder duhet trajtuar me respekt. Secili prej nesh ka një rol dhe një funksion në shoqëri. Secili njeri që punon ndershëm e me përkushtim meriton vlerësim. Unë njoh frizerë e frizere që punësojnë dhjetëra gra e burra, që mbajnë familje, që paguajnë taksa, përmes të cilave paguhemi edhe ne si zyrtarë publikë. Prandaj, nuk do të shqetësohesha fare për këtë krahasim, sikur të mos ishte ngarkesa pezhorative që po i mvishet këtij profesioni të ndershëm. E kur përdoret nga një politikan si mjet për ta sulmuar e nënçmuar një grua tjetër, atëherë bëhet edhe më e turpshme”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka shtuar se nuk ka punë të turpshme, ndërsa arroganca dhe përçmimi ndaj njerëzve që punojnë ndershëm janë të papranueshme.

Ndryshe, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, gjatë një takimi me qytetarë, ka ironizuar me Vjosa Osmanin.

“Qyre, kur jena te frizerkat”, dëgjohet të thotë Konjufca, para se të shpërthente në të qeshura, të cilave iu bashkuan edhe disa nga të pranishmit.

Termi “frizerkë” është përdorur edhe më herët në grupe, faqe dhe profile të ndryshme në rrjetet sociale që mbështesin Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim ironizimin dhe ofendimin e Osmanit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën