Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pabanuar në fshatin Crepulë të Zubin Potokut janë gjetur armë, pajisje ushtarake dhe municion.
Sipas raportit 24-orësh, në objekt janë sekuestruar një armë e tipit AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, si dhe një fishek i kalibrit të madh.
Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe një helmetë ushtarake, një çantë me pajisje për pastrimin e armëve dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Ditë më parë, Policia e Kosovës kishte njoftuar edhe për zbulimin e municionit dhe një uniforme me simbole të Serbisë në një tjetër shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, ku ishin gjetur 297 fishekë.







