Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
“Vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren”, theksohet në njoftim.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës./teve1.info/







