TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilltarja e BE-së: Procedurat për liberalizimin e vizave duhet të përmbyllen në tetor, nuk ka arsye të zgjatet ky proces

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Këshilltarja e BE-së: Procedurat për liberalizimin e vizave duhet të përmbyllen në tetor, nuk ka arsye të zgjatet ky proces

Intervistoi: Gojart Jashari

Tëvë 1: Çfarë ju shtyu që të nisni peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët?

Schneeberger: Unë isha duke vizituar Kosovën në maj për herë të parë, për t’u takuar me pro-evropianë dhe për të gjetur partnerë për OJQ-në time dhe me të vërtetë të gjithë, nga biznesmenët te shoferët e taksive, kamerierët në restorant e deri te politikanët më pyetën për liberalizimin e vizave dhe lirinë për të udhëtuar.

Unë kam lindur në Gjermaninë Lindore. E di se si është të jetosh pa lirinë për të udhëtuar. Ndryshe nga shumë politikanë në Evropën Perëndimore, unë e kuptoj dhimbjen e popullit të Kosovës. Kështu që vendosa të filloj këtë fushatë për liberalizimin e vizave gjatë vizitës sime në Kosovë.

Tëvë 1: Sa nënshkrime janë bërë deri tani?

Schneeberger: Sot janë 16.297 nënshkrime.

Tëvë 1: Në cilat institucione e keni dorëzuar peticionin dhe çfarë rezultatesh prisni?

Schneeberger: E dërgova tek Emmanuel Macron, Roberta Metsola, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel përpara samitit të BE-së, por nuk kam marrë asnjë përgjigje deri më tani.

Vetoja e fundit vjen nga Franca. Këtu nevojitet më shumë bindje. Unë po e përcjell situatën dhe shpresoj që në mbledhjen e Këshillit për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në tetor të merret vendimi. Do të ishte e rëndësishme që sa më shumë njerëz të nënshkruajnë peticionin për të treguar edhe më qartë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për popullin e Kosovës. Franca, presidenti Macron dhe ministri i brendshëm Gerald Darmanin ende duhet të binden.

Tëvë 1: Si e vlerësoni samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor, a dha sinjale pozitive për liberalizimin e vizave?

Schneeberger: Në samit nuk u bë asnjë hap serioz përpara. Nuk pati liberalizim të vizave për Kosovën, as fillim të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, as datë të hyrjes për Malin e Zi e as status kandidati për Bosnjën dhe Hercegovinën. Në shikim të parë, miratimi i parlamentit bullgar [për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut] duket një hap pozitiv, por kushtet janë absurde. Unë nuk shoh ndonjë përpjekje serioze për zgjerimin e BE-së. Kjo është shumë për të ardhur keq, sepse zgjerimi do të ishte shumë i rëndësishëm për Evropën.

Tëvë 1: Cilat vende mendoni se po e bllokojnë liberalizimin e vizave dhe cilat arsye mendoni se fshihen pas kësaj?

Schneeberger: Kemi kaluar një hap të vogël përpara: Holanda është e gatshme të rishikojë liberalizimin e vizave për Kosovën, por Franca ende po e bllokon atë.
Nuk jam në dijeni për ndonjë arsye të kuptueshme. Unë di vetëm për frikën irracionale të humbjes së pushtetit pas çdo hapi drejt zgjerimit të BE-së. Është krejtësisht e papranueshme që njerëzit të izolohen si pasojë e kësaj, si në kohën e Perdes së Hekurt.

Tëvë 1: A mendoni se nevojitet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave, siç tha komisioneri Varhelyi?

Schneeberger: Jo, nuk ka nevojë për një udhërrëfyes shtesë. Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të implementohet menjëherë. Të gjitha kërkesat e reja shërbejnë vetëm për vonesë të mëtejshme. Kjo vonesë duhet të ndalet përfundimisht.

Tëvë 1: A ka një datë kur mendoni se do të jepet drita jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Schneeberger: Liberalizimi i vizave duhet të vijë në mbledhjen e ardhshme të Ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të BE-së. Gjithçka tjetër është vazhdimësi e diskriminimit ndaj popullit të Kosovës, cilësi kjo e padenjë për BE-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa pas ofertës së Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë VV e PDK, i pres deri në mesnatë

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Kurti: Ne jemi tërhequr nga propozimet, po i presim tre emra nga PDK-ja e LDK-ja

Hamza: Rritja e çmimeve të naftës po varfëron qytetarët, Qeveria s’po merr masa efektive

Hamza refuzon propozimin e VV-së: PDK nuk nxjerr kandidatë për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën