TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja refuzon kërkesën për lirimin nga paraburgimi në rastin e mashtrimit me prona në Prishtinë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e të pandehurit M.M., duke lënë në fuqi vendimet e mëhershme për vazhdimin e paraburgimit në një rast që lidhet me dyshime për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh pronësore.

Rasti ka të bëjë me dyshimet se i pandehuri, së bashku me persona të tjerë, ka kryer veprat penale “Mashtrimi i mbetur në tentativë”, “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, lidhur me një pronë në lagjen Veternik.

Sipas dosjes së lëndës, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur vazhdimin e paraburgimit për të pandehurit M.M. dhe Zh.J. për periudhën 25 mars 2026 deri më 25 maj 2026, vendim i cili më pas ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës.

Mbrojtja kishte kërkuar që masa e paraburgimit të shfuqizohej ose të zëvendësohej me arrest shtëpiak apo masa të tjera më të buta, por kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Supreme.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet, si dhe rrezik për arratisje, ndikim në dëshmitarë dhe bashkëpandehur, asgjësim provash apo përsëritje të veprave penale.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe se në këtë rast nuk janë shkelur dispozitat e procedurës penale./teve1.info/

Tags: falsifikim dokumenteshGjykata SupremeKosovekroaciPrishtinepronaShqiperistërvitje ushtarakeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

Haradinaj kërkon reagim institucional pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën