Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi.
Hamza e vlerësoi të ndjerin si një nga figurat e rëndësishme të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, duke theksuar kontributin e tij të gjatë në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe ndërtimit të institucioneve të vendit.
“Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit”, ka shkruar Hamza.
Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që, sipas tij, po përjetojnë dhimbje për humbjen e profesor Alush Gashi.
Familja e të ndjerit njoftoi gjatë ditës së sotme për vdekjen e tij./teve1.info/







