TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t’i vihet emri i Engelit merr aprovimin e parë

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t’i vihet emri i Engelit merr aprovimin e parë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj që parasheh që një ndërtesë e Ambasadës amerikane në Prishtinë të emërtohet “Eliot L. Engel Building”, në nderim të ish-kongresistit amerikan, që njihej si një nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës në Washington.

Projektligji H.R. 8562, i sponsorizuar nga kongresisti demokrat, Ritchie Torres, u miratua më 13 maj në këtë komitet me 39 vota për dhe shtatë kundër.

Tani, projektligji duhet të kalojë në procedura të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan përpara se të shndërrohet në ligj.

Engel vdiq më 10 prill në moshën 79-vjeçare. Në Kosovë, figura e tij u vlerësua lart, teksa Kuvendi u mblodh në një seancë të posaçme për të nderuar kontributin e tij për vendin.

Sipas tekstit të projektligjit, ndërtesa e Kancelarisë së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë do të njihej zyrtarisht si “Eliot L. Engel Building”, ndërsa çdo referencë e mëvonshme në ligje, harta, rregullore apo dokumente të SHBA-së do ta përdorte këtë emërtim.

Projektligji u paraqit më 28 prill nga Torres, së bashku me republikanët Michael McCaul dhe Brian Mast, si dhe demokratin Gregory Meeks. Të katër ligjvënësit kanë pasuar Engelin në krye të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryesuesi aktual i komitetit është Brian Mast, republikan nga Florida.

Mast tha se duke pasur parasysh mbështetjen që Engel kishte dhënë për Kosovën, duket e përshtatshme që emërtimi i ndërtesës të Ambasadës të bëhet pikërisht në Kosovë.

“Si anëtar i Kongresit, ai luftoi fort në vitet ’90 për të mbështetur ndërhyrjen e SHBA-së dhe për të ndaluar mizoritë që po kryheshin ndaj shqiptarëve etnikë në Ballkan dhe më vonë punoi drejt njohjes së Kosovës nga SHBA-ja”, tha ai.

Gjatë debatit për projektligjin, kongresisti demokrat Gregory W. Meeks, foli për trashëgiminë politike të Engel, i cili ishte larguar nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë.

Meeks tha se trashëgimia më e madhe politike e Engel është në shtetin e ri të Kosovës.

“Ellioti ishte ndër mbështetësit më të hershëm dhe më të zëshëm që SHBA-ja dhe NATO-ja të mbronin kosovarët që po vuanin nga krimet e tmerrshme të luftës dhe gjencodit nga forcat serbe”, tha Meeks, duke kujtuar se ishte pikërisht Engel që kërkoi nga Uashingtoni që të njihte pavarësinë e Kosovës, teksa tha se vazhdoi punën për drejtësi dhe llogaridhënie për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

“Ishte dhe është trashëgimia e Engel dhe kontributet e tij në Kosovë njihen prej kohësh, ku janë emëruar rrugë në emër të tij, madje imazhi i tij është në pulla postare. Dhe, më kujtohet bisedat me të lidhur me emërtimin e rrugëve në nder të tij, sa ishte krenar për këtë”, theksoi ai.

Ndërkaq, kongresisti republikan Kieth Self, ndonëse mbështeti projektligjin, tha se Engel do të donte që Kongresi amerikan të bënte më shumë për Kosovën.

Këtë deklaratë ai e bëri pasi në pikën paraprake të rendit të ditës, Self kishte propozuar një amendament përmes së cilit do të kushtëzohej ndihma ushtarake amerikane për Greqinë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Greqia është në mesin e katër vendeve të NATO-s dhe pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën – gjë që paraqet pengesë të madhe për integrimin e Prishtinës në këto dy institucione.

“Po, ja vlen që të emërohet një ndërtesë në nder të Eliot Engel. Por, mendoj se nëse Engel do të ishte sot këtu, ai do të donte që ne të shkonim përtej kësaj sepse ai e kuptonte rëndësinë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Dhe, përderisa mendoj se ai do ta vlerësonte emërtimin e një ndërtese në nder të tij, mendoj se ai do të preferonte më shumë që ta avancojmë Kosovën në Ballkanin Perëndimor si shtyllë kyç e stabilitetit në vend të kësaj”, u shpreh Self.

Eliot Engel dhe Kosova

Demokrati Eliot Engel kishte përfaqësuar një pjesë të Bronksit – lagje në qytetin e Nju Jorkut, me një popullsi të madhe shqiptare – që nga viti 1989.

Ai kishte qenë ndër mbështetësit kryesor në Kongresit amerikan për pavarësinë që Kosova e shpalli më 2008. Kjo mbështetje e bëri atë të famshëm në Kosovë, ndërkaq në Serbi ai ishte një figurë e diskutueshme.

Më 2020, gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel kishte folur për Ballkanin Perëndimor, e veçmas për Kosovën, ku kishte qëndruar disa herë.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve. Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”.

Engel kishte hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai ishte përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Engel kishte qenë ndër ligjvënësit e parë amerikan që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë.

Një dekadë më vonë, ai ishte edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja./REL

Tags: ambasadaEliot EngelSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të nderohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Vitia: Hysni Mehani në gjendje stabile, nesër do t’i bëhen ekzaminime shtesë

Peci thotë se do të dorëzojë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Faton Peci dënon incidentin në Skenderaj: Sulmi ndaj Mehanit akt kriminal

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të nderohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën