TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bebe Rexha zbulon pse nuk ka kohë për lidhje!

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Bebe Rexha zbulon pse nuk ka kohë për lidhje!

Bebe Rexha ka folur hapur për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”, duke treguar me humor, por edhe me shumë sinqeritet, pse aktualisht nuk po mendon për një lidhje dashurie.

Këngëtarja rikujtoi edhe “aplikimin” viral që kishte hapur disa muaj më parë në platformën X, ku fansat mund të “aplikonin” për të dalë me të. Megjithatë, sipas saj, për momentin fokusi i vetëm mbetet karriera.

Biseda nisi me batuta nga prezantuesja, e cila i kujtoi se publiku tashmë “e di” që ajo nuk është më në kërkim të një “baby daddy”, ndërsa Rexha reagoi shkurt dhe qartë:

Nah… jo.

Më pas, artistja shpjegoi se ideja e “procesit të aplikimit” lindi pasi shumë persona i shkruanin vazhdimisht në mesazhe private, por ritmi intensiv i punës e bën pothuajse të pamundur të krijojë një lidhje normale.

“Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht, kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?”, u shpreh ajo.

Bebe Rexha tregoi me humor se çdo takim romantik do të duhej të përshtatej me axhendën e saj profesionale.

“Imagjino tani… të them: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’. Ose: ‘Duhet të shkoj në studio’… ose ‘kam një koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë”, tha këngëtarja.

Sipas saj, “aplikimet” që u bënë virale në rrjet zgjatën shumë pak, pasi ajo e kuptoi shpejt se prioriteti kryesor për momentin duhet të jetë muzika dhe projektet e saj.

“Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe pastaj e mbyllëm menjëherë… Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo – te karriera ime”, deklaroi artistja.

Në fund të intervistës, Bebe Rexha solli edhe një reflektim që, sipas saj, e ka dëgjuar nga Lady Gaga.

“Mendoj se Gaga e ka thënë këtë… që e vetmja gjë që nuk do të të largohet kurrë nga krahu është karriera jote”

Ndërkohë, këngëtarja po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.

Paralelisht, hiti i saj New Religion vazhdon të ketë sukses në toplistat muzikore.

Për momentin, duket se artistja shqiptare ka bërë zgjedhjen e saj: muzika në vend të dashurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bebe Rexha i jep fund thashethemeve për Jordan Clarkson

Bebe Rexha i jep fund thashethemeve për Jordan Clarkson

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

Pas 23 vitesh, “How to Lose a Guy in 10 Days” rikthehet në ekran me një vazhdim

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

Dua Lipa drejt Sanremos 2027?

PSG sfidon Barçën për Alvarezin, ofron 150 milionë euro

Atletico mbanë Julian Alvarezin

Selmani fiton medaljen e artë, e shtata për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Selmani fiton medaljen e artë, e shtata për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Shefi i OKB-së kërkon ndaljen e sulmeve në Gaza dhe dhunës në Bregun Perëndimor

Shefi i OKB-së kërkon ndaljen e sulmeve në Gaza dhe dhunës në Bregun Perëndimor

Manaj dhe Lushaku besojnë se kandidatura e Sejdiut për president do të mbështetet

Manaj dhe Lushaku besojnë se kandidatura e Sejdiut për president do të mbështetet

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgimi për tre të dyshuarit për pranim ryshfeti në sektorin privat në Mitrovicë

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën