TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëhoqi sot mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, ku u diskutua mbi Zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se Kosova është ndër vendet e para në rajon që ka përmbyllur negociatat me BE-në për këtë plan, duke miratuar agjendën e reformave më 9 tetor 2024. Ai bëri të ditur se Kosova tashmë ka filluar të pranojë mjetet e para financiare.

“Para afërsisht një muaji, kemi filluar të pranojmë fondet e para të financimit nga Plani i Rritjes në shumë prej 61.8 milionë eurosh”, deklaroi Kurti. Ai sqaroi se pakoja totale për Kosovën kap vlerën prej 882.6 milionë eurosh, mjete këto që do të përdoren për projekte investuese që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Sipas kryeministrit në detyrë, deri në fund të vitit të kaluar janë zbatuar gjashtë reforma që kanë sjellë mbi 46 milionë euro, ndërsa deri në mes të korrikut pritet që kjo shumë të rritet në 53.2 milionë euro me zbatimin e reformave të reja.

Përkundër progresit, Kurti drejtoi kritika të ashpra drejt opozitës në Kuvend, duke i bërë përgjegjës për bllokimin e disa ligjeve jetike. Ai veçoi humbjet financiare që po pëson vendi nga mosanëtarësimi në SEPA (Zona e Përbashkët e Pagesave në Euro).

“Bllokimi i ligjit kundër pastrimit të parave në Kuvend ka bllokuar edhe zbatimin e marrëveshjes SEPA. Afër 60 milionë euro në vit llogariten të jenë humbjet në transaksione duke mos qenë pjesë e SEPA-s”, u shpreh ai.

Kurti paralajmëroi se 9 nga 10 reformat që skadojnë më 30 qershor janë të rrezikuara për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit. Ndër projektligjet e mbetura pezull ai përmendi ato për energjinë, inovacionin dhe pakon e reformave në drejtësi.

Kryeministri në detyrë e ndërlidhi ecurinë e këtyre reformave me situatën politike në vend, duke i cilësuar zgjedhjet e reja si të panevojshme.

“Zgjedhjet ishin të panevojshme sepse ofruam zgjidhje të shumta. Sot do të kishim një president të propozuar nga opozita. Nuk deshën, pasi qartazi donin zgjedhje me çdo kusht. Ky veprim i pamatur po na kushton jo vetëm me humbje të miliona eurove nga Bashkimi Evropian, por edhe me humbje të kohës e ngadalësim të procesit të integrimit”, tha Kurti, shkruan RTK.

Ai tutje akuzoi opozitën për bllokadë rreth reformave nga Plani i Rritjes. “Fatkeqësisht bllokada me të cilën po ballafaqohemi ne është për ta ngadalësuar atë. Por qytetarët si çdo herë do ta zhbllokojnë edhe Kuvendin e do t’i përshpejtojnë reformat. Ne po punojmë që çdo hap që mund të bëhet nga qeveria të kryhet. Pra jemi në krye të detyrës dhe çdo hap që kërkon miratim në Kuvend të jetë gati për seancën e radhës pas zgjedhjeve, ashtu që afati i dhjetorit të mos rezultojë me humbje të mëtutjeshme”, shtoi Kurti.

Ai në fund tha se është e domosdoshme që zgjedhjet e reja të sjellin deputetë të cilët marrin pjesë në Kuvend, ashtu që të konstituohen e të funksionalizohen në mënyrë demokratike për efikasitet të lartë institucionet dhe ligjet e zbatimi i tyre.

Tags: albin kurtiKuvendi i KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Audienca fishkëllen performancën e Izraelit në gjysmëfinalen e Eurovisionit

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për zgjerimin e KEK-ut

Qeveria miraton 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën