TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Funksionalizimi i Gjykatës Administrative shihet si hap i madh drejt sundimit të ligjit, frikë nga vjetërsia e lëndëve

by teve1
3 orë ago
0
A A
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative shihet si hap i madh drejt sundimit të ligjit, frikë nga vjetërsia e lëndëve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative, Rexhep Gashi, u shpreh se funksionalizimi i kësaj gjykate javën e fundit përfaqëson hap të madh drejt sundimit të ligjit, rritjes së sigurisë juridike dhe avancimit të mbrojtjes gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve në raport me administratën publike.

Këto komente, Gashi i bëri në diskutimin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me rastin e funksionalizimit të Gjykatës Administrative.

“Konsideroj që funksionalizimi i kësaj gjykate, përfaqëson një hap të madh drejt sundimit të ligjit, rritjes së sigurisë juridike dhe avancimit të mbrojtjes gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve në raport me administratën publike. Roli primar i vetë Gjykatës Administrative është kontrolli i veprimtarisë së administratës publike dhe ky kontroll do të realizohet përmes mbrojtjes gjyqësore që gjykata do t’ia ofrojë të gjitha palëve që i drejtohen gjykatës”, tha Gashi, raporton KosovaPress.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se themelimi i Gjykatës Administrative gjatë javës së kaluar është një prej zhvillimeve më të mëdha gjatë këtij viti për sa i përket arkitekturës gjyqësore në vend.

“Themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Administrative gjatë javës së kaluar është një prej zhvillimeve më të mëdha gjatë këtij viti për sa i përket ndryshimit të arkitekturës gjyqësore në Kosovë. Çështjet juridike dhe siguria juridike për investitorët nuk është një koncept abstrakt, por është një çështje që ata e përjetojnë në baza të rregullta dhe rrjedhimisht rritja e efikasitetit, ashtu siç është synuar edhe me themelimin e gjykatës së re, bie si një prej përgjegjësive më të rënda edhe mbi Gjykatën Administrative si trupë, por edhe mbi drejtuesit e saj”, tha ai.

E, avokatja me përvojë të gjatë, Vjosa Shkodra, u shpreh se bizneset i kanë sytë kah Gjykata Administrative për shkak të kërkesave të tyre që nuk duan të ketë burokraci, por duan parashikueshmëri dhe një adresë se ku mund të trajtohet një kontest i tillë.

Shkodra tha se frikësohet se edhe Gjykatën Administrative do ta përcjell vjetërsia e lëndëve, por shtoi se lajm i mirë është se do të bëhet transferimi i gjyqtarëve me përvojë.

“Pritshmëritë janë që zbatimi të jetë shumë efektiv, pasi bizneset dekurajohen kur e kanë këtë pasigurinë juridike. Fakti tjetër është që kanë shumë frikë që na përcjell vjetërsia e lëndëve. Rrjedhimisht, i njëjti fat, shpresoj të mos jetë ashtu, do ta përcjell edhe Gjykatën Administrative. Kështu që zbatimi është tejet me rëndësi për Gjykatën Administrative. Është lajm i mirë që do të bëhet transferimi i gjyqtarëve që veçse kanë përvojë. Kjo i bie që nuk fillon gjykata prej zeros”, tha ajo.

Teksa Agon Drini nga “Kerveshi & Partners”, tha se themelimi i Gjykatës Administrative paraqet gurëthemelin kryesor të reformës së drejtësisë së këtij viti bashkë me Gjykatën Komerciale në drejtim të etablimit të një drejtësie më të konsoliduar komerciale dhe administrative.

“Nëse shikohet nevojshmëria e themelimit të Gjykatës Administrative në spektrin rajonal dhe ndërkombëtar, me plot të drejtë duhet të them se themelimi i saj ka qenë i domosdoshëm sepse të gjitha shtetet rajonale në Ballkanin Perëndimor kanë gjykatë të specializuar administrative, madje shumica prej tyre kanë edhe shkallën e dytë, përveç Bosnjës”, tha ai.

Deri në themelimin e Gjykatës Administrative, konfliktet administrative janë trajtuar nëpër gjykata të tjera, ku deri në vitin 2013, ato janë trajtuar nga Gjykata Supreme, ndërsa pas reformave në vitin 2013, një pjesë e konflikteve administrative kanë kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

100 paraqitje për Hoxhën, kampion me Dinamon

Widzew Lodz distancohet nga Arbër Hoxha

“Ditari”- 11.05.2026

“Ditari”- 11.05.2026

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

T: Portieri Haxhihamza, më i miri i xhiros

Të paktën pesë persona të vrarë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Të paktën pesë persona të vrarë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

Kurti: 9 nga 10 reforma të rrezikuara për shkak të bllokadës në Kuvend

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve në FSK

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve në FSK

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Selektori Ostlund mban grumbullim me hendbollistët e rinj

Selektori Ostlund mban grumbullim me hendbollistët e rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën