TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ekspertja australiane në Speciale tregon në çka i mbështeti pretendimet e saj

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Ekspertja australiane në Speciale tregon në çka i mbështeti pretendimet e saj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës edhe sot ka vazhduar dhënien e dëshmisë ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser e cila është dëshmitare e mbrojtjes. Ekspertja nga Australia deklaroi se raporti i saj bazohet në një përqindje të vogël të audiove që i ka dosja gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerët në rastin “kundër administrimit të drejtësisë“.

Ekspertja e linguistikës forenzike edhe sot po vazhdon t’iu përgjigjet pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndërsa të akuzuarit seancën e sotme po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Gjatë marrjes në pyetje prokurori i specializuar e pyeti eksperten e linguistikës forenzike, Helen Fraser, nëse mbrojtjes së Hashim Thaçit i kishte dorëzuar ndonjë version paraprak para raportit final, dhe ajo konfirmoi se kjo kishte ndodhur.

Më pas, prokurori, Joshua Hafetz tha se ekspertja Helen Fraser kishte analizuar vetëm tetë audio-incizime, më pak se 3% të materialit total. Ai theksoi se kjo do të thotë se ajo nuk ka njohuri për 97% të pjesës tjetër të dosjeve audio, gjë me të cilën Fraser u pajtua.

“Në raportin tuaj thuhet se keni marr në total thjesht 8 dosje me audio që është më pak se 3%… Fraser: S’kam bërë llogari, por në rregull… Hafetz: Po kështu mund të jetë… Fraser: Po… Hafetz: Pra i bie që ju nuk dini asgjë për 97% e mbetur të dosjeve audio në këtë dosje gjyqësore… Fraser: Po”, tha ajo.

Dëshmitarja e mbrojtjes më tej deklaroi se pretendimet e raportit të saj janë të bazuara në materialin e vizitave të 3 dhe 6 shtatorit 2023 që janë bërë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

“Këtë material kam pas në dispozicion dhe më është thënë se këto materiale ishin përfaqësuese, unë nuk kam parë materiale të tjera dhe pretendimet e mija i kam mbështetur në këto dy vizita”, u shpreh ekspertja.

Prokurori, Joshua Hafetz karshi dëshmitares sot adresoi pyetje edhe rreth komenteve që ajo ka bërë në raportin e saj sa i përket transkriptimit të zhurmës së letrave.

Ekspertja e linguistikës forenzike deklaroi se ata tinguj kanë shkuar përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme.

“Ju thoni që në transkript ka shumë komente kontekstuale mes të cilave edhe komente lidhur me zhurmën e letrave… Fraser:Unë e kuptoj ku është keqkuptimi, unë këtu kam dashur t’i referohem që kam thënë se mund të ketë pasur zhurmë që është kthimi i faqeve apo zhurmë letrash, por ka qenë e paqartë nga ta dinë këta personat që ktheheshin faqe dhe si e kanë dalluar këtë gjë…Hafetz:Pra, ju thoni që nuk mund të transkriptohet tingulli si tingulli i kthimit të fletëve… Fraser: Është çështja tek terminologjia që disa tinguj janë objektivisht të transkriptueshëm e disa jo mendoj se është e vështirë të kuptohet se çfarë vërtetë mund të transkriptohet në mënyrë objektive nga një audio. Koncepti në vetvete është e vështirë… Hafetz: Po ju jeni personi që keni thënë këto fjalë objektivisht i transkriptueshëm tani ju s’po kuptoni terminologjinë tuaj….Fraser: Kam thënë shkon përtej asaj që është objektivisht e transkriptueshme..Hafetz:E keni problem vetë termin që keni përdorur objektivisht e transkriptueshme në raportin tuaj…Fraser: Jo nuk jam kundër kësaj që kam thënë nuk po e hedh poshtë”, ishte diskutimi mes tyre.

Nëdrsa, në pyetjen e e ZPS-ë, lidhur me atë nëse transkriptuesi i tyre ka qenë objektiv dhe a ka shënuar mirë tingullin e zhurmës së letrës, këtë më pas e konfirmoi vetë ekspertja.

“A mendoni se një transkriptues i ZPS-së e ka shënuar siç duhet transkript tingullin e zhurmës së letrës siç e kanë dëgjuar a mendoni se kanë qenë objektiv… Fraser: Po”, u shprehen ata.

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser e cila dje ka nis dëshminë e saj në Speciale gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi deklaroi se kishte përdorur Inteligjencën Artificiale për transkriptim të audiove që u janë ofruar në dispozicion nga mbrojtja e Thaçit.

Në këtë rast gjyqësor, nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen,

Tags: Dhomat e Specializuaragjykimi i ish-krereveHagëHelen FraserTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Podujevë

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një 22-vjeçar në Prizren, policia i gjen pistoletë dhe thikë

Ronaldo pranë titullit të kampionit me Al Nassr

Ronaldo pranë titullit të kampionit me Al Nassr

Shqipëria nis 2026 me më shumë vdekje se lindje, thotë raporti

Shqipëria nis 2026 me më shumë vdekje se lindje, thotë raporti

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Podujevë

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Flick konfirmon kontratën e re me Barcelonën

Flick konfirmon kontratën e re me Barcelonën

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

Eliminohen Lakers, James i pasigurt për të ardhmen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën