TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

by teve1
2 orë ago
2
A A
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, Agim Veliu, ka deklaruar se refuzon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një reagim në Facebook, Veliu ka theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, duke e cilësuar atë si pjesë të pandashme të jetës së tij politike që nga themelimi i partisë.

Megjithatë, ai ka shtuar se nuk pranon “të përdoret” dhe të jetë pjesë e një projekti që, sipas tij, e largon partinë nga identiteti i saj institucional dhe shtetformues.

Në deklaratën e tij, Veliu ka përmendur zhvillimet e brendshme në parti, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të procesit të nominimeve dhe duke thënë se vendimet e mëhershme për moskandidimin e tij tani janë ndryshuar pa konsultim paraprak.

“Dua të ndalem te momentumi aktual partiak, që po promovohet si “Bashkimi i madh”, e që çuditërisht po përfshinë të gjithë ata që u anatemuan dhe eliminuan nga lidershipi aktual: pra të mënjanuarit, të diferencuarit dhe të padëshiruarit u bënë të dëshiruar. Nuk di në cilën kategori të “Bashkimit të madh” bëj pjesë unë, por e di që para zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, publikisht pata shprehur vullnetin të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, me qëllim të mobilizimit dhe unifikimit të elektoratit. Por kryesia e Degës kishte refuzuar edhe ta nxjerrë në diskutim kandidaturën time, me arsyetimin se ishte “vendim i shefit të madh (Lumirit)” të mos jem pjesë e garës. Ndërsa sot e njëjta kryesi, me bekimin e shefit, më paska propozuar të jem në listën e kandidatëve për deputetë. Madje pa më kontaktuar dhe pa më konsultuar fare. Tash nuk di nëse paskam ndryshuar unë, apo ata? Jo. As unë, as ata. Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike. Ka ndryshuar edhe motoja, të cilën e solli në LDK e rikthyera nga aventuara e saj pesë vjeçare në kampin majtist. Ajo, bashkë me Lumirin, mashtrimin dhe përdorimin e madh e ambalazhuan në “Bashkim të madh të djathtistëve”. Pikërisht për këto arsye, me respektin më të thellë për anëtarësinë e ndershme të LDK-së, deklaroj publikisht se refuzoj të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Unë nuk largohem nga LDK-ja, sepse është pjesë e jetës sime politike që nga themelimi i saj. Por, refuzoj të përdorem dhe të jem pjesë e një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj institucional e shtetndërtues”, ka shkruar Veliu.

Ai ka shtuar se, pavarësisht refuzimit për të qenë pjesë e listës zgjedhore, mbetet i përkushtuar ndaj LDK-së, duke shprehur bindjen se partia do të rikthehet në rolin e saj historik si forcë shtetformuese.

“Jam i bindur se LDK do të çlirohet nga mentaliteti i OJQ-izimit politik dhe do të rikthehet në rolin e saj historik si forcë përgjegjëse shtetformuese. LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve. Zoti e ruajt LDK-në”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, ky reagim i Veliut vjen pas deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili kishte përshëndetur kandidimin e tij dhe kishte thënë se nominimi i Agim Veliut përfaqëson vullnetin e anëtarësisë dhe një hap drejt “bashkimit të madh” të partisë./teve1.info/

Abdixhiku: Propozimi i Agim Veliut për deputet, hap i mbarë drejt bashkimit të LDK-së

Tags: Agim VeliuLDKLumir AbdixhiuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, Policia jep detaje

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Abdixhiku e Osmani bashkë në Obiliq: Nisin takimet me qytetarët

Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

Ashpërsohet gjuha në fushatë, ekspertët paralajmërojnë rritje të diskursit agresiv

Ashpërsohet gjuha në fushatë, ekspertët paralajmërojnë rritje të diskursit agresiv

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën