TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja dhe përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mbajt një konferencë për media. Në këtë konferencë ata njoftuar se kanë pezulluar përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Në orën 13:00 thirren konferencë për media.

E para gazetarëve, doli Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja bashkë me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shkak për këtë konferencë të dielën ishte protesta e fermerëve në Drenas, Skeneraj e Lipjan.

Këta të fundit në shenjë pakënaqësie të shtunën, derdhën qumështin në lum.

Për këtë, Muja tha se ky sektor, po përballet me presionin e importit.

“Në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë kemi themeluar sistemin informative të tregut, në baza javore më shumë se 200 produkte bujqësore do të monitorohen për çmimin dhe sipas rajoneve. Në vazhdën e saj dhe diskutimeve që i kemi pas me shoqatën e prodhuesve të qumështit dhe përpunuesve të qumështit. Mua më është thënë se një nga arsyet se pse kjo situatë ka rezultuar është për shkak të presionit të importit. Ne e kemi monitoruar, këto janë të dhënat e çmimit për një litër qumësht nga importi me shumicë, dhe deklarata ose pretendimi nuk ngjet të jetë i bazuar në të dhëna, në fakt është e kundërta. Çmimi i qumështit që vjen nga importi në muajt e fundit vetëm është rritë”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

Tutje, Muja tha se fermerët në Kosovë, sipas tij, kanë një tendencë.

“Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”, tha ai.

Për këtë arsye, nga ky dikaster thonë se nuk do të qëndrojnë duarkryq.

“Me këtë vendim pezullohet përdorimi i vajti të pallmës dhe qumështit pluhur deri në rregullimin ligjor dhe ndërtimin e sistemit nga AUV-i dhe për këtë marrë parasysh edhe rëndësinë e masave propercionale i kam kërkuar AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë që këtë ta bëjnë në afat 30 ditor në mënyrë që siç jemi të përgjegjshëm ndaj të gjitha palëve, të gjitha palët të kenë mundësi të prodhojnë por jo pa informacione, jo pa transparencë dhe jo pa gjurmshmëri”, tha Muja në konferncën për media.

I pari i bujqësisë në vend, tha se kanë ndërmarrë kontrolle edhe në kufi.

“Ne kemi ndërmarrë kontrollin e kufirit edhe kontrollin e tregut të brendshëm. Në kuadër të këtij vendimi që unë kam marrë si ministër i Bujqësisë, me datës 28.04.2026, deri tani janë analizuar jo më pak se 118 mostra në kufi nga Inspektorati Veterinar i AUV-it. Janë marrë po ashtu edhe 52 mostra në tregun vendor. Janë realizuar analiza laboratorike dhe mikrobiologjike në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe janë kryer super-analiza shtesë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga kontrollet e javës së parë, janë identifikuar raste të mospërputhjes në import, për të cilat janë ndërmarrë masa administrative dhe janë mbajtur përkohësisht këto dërgesa në kufi”, sqaroi ai.

Në fund, Muja paralajmëroi që të gjitha institucionet dhe organizatat biznesore që merren me përpunimin e qumështit, do t’u kërkohet të riaplikojnë për autorizim të veçantë, për licencë të veçantë për procesimin e qumështit ose përbërësve të tjerë të qumështit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën