Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në orën 12:00.
Sipas njoftimit të LDK-së, mediat do të mund të marrin pjesë vetëm gjatë pjesës së fjalimit të Lumir Abdixhikut.
Në këtë takim, do të vendoset për bashkimin e Vjosa Osmanit dhe për listën e kandidatëve për deputet.
“Të nderuar përfaqësues të medieve, Ua rikujtoj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sot në orën 12:00, në Golden Imperial Restaurant në Veternik. Mediet mund të marrin pjesë gjatë fjalimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dr. Lumir Abdixhiku, pastaj Këshilli i vazhdon punimet”, thuhet në njoftim.






