TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri më 10 maj afati për certifikimin e subjekteve të reja politike për zgjedhjet e 7 qershorit

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Deri më 10 maj afati për certifikimin e subjekteve të reja politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Listës së 22 partive politike dhe tre koalicioneve që deri më 7 maj kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, mund t’i bashkohen edhe subjekte të reja politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbyllë më 10 maj, në orën 24:00, afatin për aplikim të subjekteve të reja politike, përfshirë nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i certifikimit do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, ndërsa partitë politike konsiderohen automatikisht të certifikuara sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Deri më 10 maj, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi.

Ndërkohë, deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Më 12 maj përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha ai.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, KQZ kishte certifikuar 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike. Prej tyre, 18 ishin parti politike, tre koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Aktualisht, nga 53 parti politike të regjistruara në Kosovë, 22 kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit, nëntë kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë, ndërsa janë krijuar edhe tre koalicione politike.

Tags: ceritfikimiKQZpartite politikTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Investimet në infrastrukturë vazhdojnë, rruga në Lubizhdë pritet të asfaltohet në gusht

Investimet në infrastrukturë vazhdojnë, rruga në Lubizhdë pritet të asfaltohet në gusht

Haziri mohon marrëveshje LVV–LDK për ndarje postesh: Shkrimet janë të pavërteta

Haziri: LDK u përket idealistëve, koha t’i kthehemi anëtarësisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​I shpenzuan 200 euro nga kartela e huaj bankare, hetohen dy persona

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë të Daskanit me një dedikim të veçantë

Policia Kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Policia Kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Festa e 28 Nëntorit, Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndon e palëkundur pranë popullit ukrainas

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​I shpenzuan 200 euro nga kartela e huaj bankare, hetohen dy persona

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Policia sekuestron armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën