TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Mustafa Çiftçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stamboll.

Përmes një njoftimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi homologun turk për ftesën, mikpritjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ai ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka vlerësuar kontributin e Turqisë në sigurinë rajonale dhe stabilitetin në Kosovë, përmes angazhimit në misionin KFOR dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Sveçla ka vlerësuar gjithashtu partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit operacional.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, përfshirë furnizimin me pajisje moderne për Policinë e Kosovës dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes.

Ministri në detyrë ka nënvizuar rëndësinë e projektit strategjik për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë, si dhe përkushtimin institucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në fund të takimit, Sveçla ka riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe e ka ftuar ministrin turk për një vizitë zyrtare në Kosovë, me synim avancimin e projekteve konkrete dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me interes të përbashkët, përfshirë njohjen reciproke të patentë-shoferëve./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën