TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von der Leyen: Ukraina tashmë ka një perspektivë të qartë evropiane

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Von der Leyen: Ukraina tashmë ka një perspektivë të qartë evropiane

“Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë evropiane. Dhe Ukraina është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më parë,” tha von der Leyen gjatë një fjalimi të mbajtur virtualisht në parlamentin ukrainas.

“Pra, sot është para së gjithash, një arsye për të festuar këtë moment historik, një fitore e vendosmërisë dhe një fitore për të gjithë lëvizjen që filloi tetë vjet më parë në Maidan,” shtoi ajo.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Evropian u kërkoi zyrtarëve ukrainas të ecin përpara me reformat kundër korrupsionit.

“Ju keni krijuar një sistem mbresëlënës kundër korrupsionit”, u tha ajo deputetëve ukrainas. “Por tani këto institucione kanë nevojë për shtysë dhe për njerëzit e duhur në postet e larta.”

Fjalimi i Von der Leyen solli duartrokitje në parlamentin e Ukrainës dhe shihet si një sukses i qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky mbi përpjekjet e tyre për t’u bërë kandidatë për anëtarësim në BE.

Ajo nënvizoi se Brukseli dhe shtetet anëtare të BE-së mbështesin Ukrainën në luftën e saj ndaj pushtimit rus dhe në përpjekjet për “tu ribashkuar me familjen evropiane.”

Von der Leyen i bëri thirrje parlamentit ukrainas që të votojë ligjet në përputhshmëri me normat e promovuara nga Këshilli i Evropës për të përmirësuar procedurat e përzgjedhjes të gjykatësve të pavarur të Gjykatës Kushtetuese.

“Institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë që ato të përmbushin aspiratat e njerëzve”, deklaroi ajo.

Javën e ardhshme, von der Leyen do të bashkohet me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ato ukrainas në Lugano, Zvicër në një konferencë për të mbledhur fonde dhe për të bërë plane për rindërtimin e pasluftës në Ukrainë.

“Rruga juaj evropiane dhe rindërtimi i vendit do të ecin paralelisht”, tha ajo.

“Ukraina do të jetë në qendër të kësaj konference. Investimet do të duhet të vijnë, por për të maksimizuar ndikimin e tyre dhe për të nxitur besimin e biznesit, investimet do të duhet të shoqërohen me një valë të re reformash.” përfundoi Von der Leyen.

Tags: Ukrainevon der Leyen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani ofron 30 mijë dollarë shpërblim për kapjen ose vrasjen e një ushtari amerikan

Irani ofron 30 mijë dollarë shpërblim për kapjen ose vrasjen e një ushtari amerikan

Një nga zjarret më të mëdha në dekada në Belgjikë afrohet pranë kufirit me Gjermaninë

Një nga zjarret më të mëdha në dekada në Belgjikë afrohet pranë kufirit me Gjermaninë

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Hamas në Egjipt kërkon zbatimin e marrëveshjes së Gazës dhe ndaljen e shkeljeve izraelite

Hamas në Egjipt kërkon zbatimin e marrëveshjes së Gazës dhe ndaljen e shkeljeve izraelite

UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës

Drita, Egnatia e Dinamo gati për “play-off”

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj personit që kanosi puntorët e KRU “Mitrovica”

Asllani pritet të kthehet te Interi

Monza insiston për Asllanin

Benzema largohet nga Al-Hilali

Benzema largohet nga Al-Hilali

Arrestohet një person në Gjakovë pasi insistoi t’i korruptonte policët me 50 euro

Arrestohet një person në Gjakovë pasi insistoi t’i korruptonte policët me 50 euro

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Rodri prezantohet të mërkurën te Barcelona

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Javën që lamë pas në Mitrovicën e Jugut janë arrestuar 15 persona, konfiskuar 12 armë zjarri dhe shqiptuar 1,390 gjoba

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën